METODOLOGJIA E XHIHADIT Në RRUGë Të RRAHMANIT PëRBALLë XHIHADIT Në RRUGë Të SHEJTANIT

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij për sulmet kamikaze

Burimi: Shkëputur nga libri el-Fetaua el-Muhimmeh fij Tebsijr el-Ummeh (fq. 81-82), i Shejkh Ebu Furajhan Xhemal Ibn Furajhan el-Harithij

Pyetje: Ç’gjykim kanë atentatet vetëvrasëse të cilat i bëjnë disa prej atyre që po luftojnë sot?

Përgjigje, Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij: Ato duhet të quhen vetëvrasëse, edhe pse disa i quajnë operacione shehide. Dhe ato janë vetëvrasje sepse:

E para: Ka ardhur në tekste të shumta e të sakta nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ai që vret veten është në Zjarr, në kuptim të përgjithshëm.

E dyta: Me to nuk mundet armiku, përkundrazi armiku ndizet, irritohet dhe nxitet akoma më shumë dhe ai fillon të mobilizojë forcat e tij të cilat Muslimanët nuk i dinë.

E treta: Gjendja aktuale në terren – siç thonë – çfarë dobie kanë sjellë atentatet vetëvrasëse në Palestinë kundër Jehudëve? Ky që kreu aktin vetëvrasës apo aktin e “shehidllëkut”, siç e quajnë ata, ai hedh në erë veten e tij dhe makinën e tij dhe shkatërron disa ndërtesa, siç janë pikat e karburantit, stacionet e trenit, dyqanet, si dhe mund të vrasë disa persona dhe të plagosë disa të tjerë. Mirëpo çfarë po bëjnë Jehudët (si reagim ndaj atij akti)? Jehudët po shkatërrojnë ndërtesat dhe të mbjellat si rezultat i atyre akteve, po rrënojnë fshate, po shkatërrojnë banesa… dhe Allahu e di më së miri çfarë po ngjet si rezultat i atyre sulmeve të befasishme të qafirave; bastisje, plaçkitje dhe cënim të nderit.

Kështu që, obligimi i Muxhahidit është që të përpiqet të ruajë shkëlqimin e Islamit dhe të mënjanojë çdo gjë që shkatërron Islamin dhe Muslimanët. Mirëpo ata janë injorantë dhe nuk kanë ndonjë flamur të fuqishëm që t’i drejtojë ata, që të rregullojë politikën e tyre dhe që të mësojnë Xhihadin e saktë duke u kthyer tek njerëzit e dijes. Porse ato janë veçse britma dhe grupacione, çdo grupacion eksperimenton fuqinë e tij dhe tregon muskujt e tij. E me të vërtetë ato janë veprime të pamatura e të dalldisura që dëmtojnë Islamin dhe Muslimanët, janë veprime që bëjnë veçse shkatërrim e jo përmirësim. Madje, ato s’ja fare prej Xhihadit Sheriatik dhe s’janë fare prej Sunetit.”

Përktheu: Alban Malaj

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...