Autor: Shejkh Usameh el-‘Utejbij
Burimi: http://m-noor.com/showthread.php?t=11019
![]()
Për sa i përket ‘Uthman Khamisit, ky ‘Uthman Khamisi është nga ata njerëz që vazhdojnë të jenë të lidhur fort me shoqatën e hizbijes “Ihjaa` et-Turath”, dhe ai është me ata me zemër e me vepër. Pastaj, me kalimin e ditëve u bë e qartë se ky njeri, për shkak të përzierjes së tij me ata bidatçijtë, ka marrë mbi krye gjykimin e tyre dhe ka rënë në bidatin e tyre. Ai ka folur me fjalë të shëmtuara për sa i përket marrëdhënies midis Sunitëve dhe Rrafidave. Gjithashtu, ai ka folur me fjalë të shëmtuara për disa çështje që lidhen me trajtimin e shoqatave apo grupacioneve. Kam dëgjuar së fundmi dy audio të tijat, të cilat tregojnë për devijimin e tij në akijde. Kështu që, fjala që thuhet për atë është e njëjta fjalë që thuhet edhe për anëtarët e tjerë të shoqatës “Ihjaa` et-Turath”, edhe pse ata ndryshojnë nga njëri-tjetri në gradat e devijimit, mirëpo çdokush që futet tek shoqata “Ihjaa` et-Turath” është hizbij. Kështu që, për sa kohë që ai është me ata dhe në hizbin e tyre, atëherë merr gjykimin e tyre. Prandaj, ‘Uthman Khamisi, en-Nexhdij dhe të tjerët veç tyre (që janë me Turathin), që të gjithë, marrin këtë gjykim.
Prej akijdes së Ehli Sunetit dhe Xhematit është miqësimi dhe armiqësimi (el-Uelaa` uel-Beraa`). I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:
أوثق عُرى الإيمان الحب في الله والبغض في الله والموالاة في الله والمعاداة في الله
“Lidhja më e fortë e Imanit është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut, si dhe miqësimi për hir të Allahut dhe armiqësimi për hir të Allahut.”
E ku është akideja e dashurisë dhe urrejtjes së ‘Uthman Khamisi ndaj tyre? Përkundrazi, ai i miqëson ata dhe nuk i armiqëson, ndërkohë që ata janë prej njerëzve të bidatit dhe devijimit. Kurse shejkhut të tij, ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik, së fundmi i kanë dalë në shesh skandalet, kurse ata që të gjithë e nderojnë dhe e miqësojnë atë, ndërkohë që ai është një bidatçi i devijuar, dhe kjo tregon që ata janë miqtë e tij, ata janë miq me njëri-tjetrin. Kështu që, miqësimi me hizbin e “Ihjaa` et-Turath” dhe hyrja tek ata, në hizbin e tyre, kjo e bën gjykimin të njëjtë për të gjithë ata. Dhe Allahu e di më së miri.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj