NAMAZI

Si falen sunetet e rregullta kur i bashkon namazet për shkak të shiut apo sëmundjes? – Shejkh Uthejmin

Autor: Muhammed bin Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Likaul babil meftuuh, 147

 

Pyetje: A falen sunetet e rregullta që janë përpara dhe pas farzit me rastin e bashkimit të dy namazeve, siç është bashkimi i drekës me ikindinë dhe akshamit me jacinë. Nëse i falë këto sunete të rregullta, a falen ato pas faljes së farzeve apo përpara tyre?

Përgjigje: Nëse një njeri është i sëmurë, ose për shkak të reshjeve të shiut, ai i mbledh njerëzit për t’u falur dhe e bashkon drekën me ikindinë në kohën e Ikindisë, atëherë në fillim i falë katër rekate sunete të drekës dhe pasi mbaron faljen e drekës dhe të ikindisë, falë dy rekatet e pasme të drekës. Kur e bashkon akshamin me jacinë, pas t’i ketë mbaruar farzet e të dy namazeve, në fillim falë dy rekatet sunet të akshamit, pastaj dy rekatet e jacisë.

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...