PëRGENJëSHTRIM AKUZAVE DHE SHPIFJEVE Që U MVISHEN DIJETARëVE Të SUNETIT

Sqarim dhe këshillë – Shejkh Ahmed Bazmul

Autor: Shejkh Ahmed Bazmul

Më është mveshur mua se gjoja unë u kam dhënë fetva vëllezërve të Filadelfias në Shtetet e Bashkuara, që një imam i njërës nga xhamitë e tyre të largohet prej saj dhe si rrjedhojë e kësaj, kanë ndodhur fitne dhe përçarje. Realiteti është se unë nuk kam dhënë një fetva të tillë dhe nuk ka dalë nga unë një fetva për këtë gjë. Unë nuk jam nga ata që u paraprij dijetarëve apo nga ata që u prij fitneve. Kjo është pozita dhe gjendja ime – për shkak të mirësisë së Allahut të Lartësuar – me këtë jam rritur dhe në bazë të kësaj jam edukuar. Ai që ma mvesh këtë gjë, i them:

قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

“Thuaj: Sillni argumentet tuaja nëse jeni të vërtetë (në atë që thoni).” En-Neml, 64

Nëse pretendimet nuk bazohen në argumente të shkoqitura, atëherë ata që pretendojnë këto gjëra ngelen pretendues.

Andaj, e përkujtoj atë me Fjalën e të Lartësuarit:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا أَن تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَىٰ مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ

“O ju që besoni, nëse ju vjen një person i pandershëm (fasik) me ndonjë lajm, vërtetojeni atë, në mënyrë që të mos i dëmtoni njerëzit nga mosdija, e të mos ndjeni keqardhje më vonë për atë që keni bërë.” El-Huxhurat, 6

Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të Dërguarin besnik të Allahut.

Shkroi: Ahmed bin Umer Bazmul

12 Xhumada el-Akhira 1436 Hixhrij

Përktheu: Jeton Shasivari

13 Xhumada el-Akhira 1436 Hixhrij 2 Prill 2015

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...