PëRGENJëSHTRIM AKUZAVE DHE SHPIFJEVE Që U MVISHEN DIJETARëVE Të SUNETIT

Sqarim nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij rreth fjalës së tij për Ka’b Ibën Malik (radij-Allahu ‘anhu)

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5103

 

Pyetje: Shejkhu jonë, Allahu ju ruajt! Në një ligjëratë tuajën, e titulluar “It`haful-Besher bi-Sherhi Hadijthi Hudhejfeh Ibnul-Jeman: Inna kunna fij Xhahilijjetin ue Sherr” ju thatë: “Dhe thoshte Ka’b Ibën Malik (radij-Allahu ‘anhu): “Pasha Allahun, s’më kishte mbetur gjë tjetër përveç se të vdisja unë ose të vdiste i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” Dhe ju thatë duke komentuar mbi këtë: “Ai pati frikë se mos vdiste apo se mos vdiste i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërkohë që ai ishte i bojkotuar, sepse ai (radij-Allahu ‘anhu) po të vdiste do të vidiste duke qenë i bojkotuar dhe do të vdiste i devijuar e devijues, përveç nëse Allahu zbriste faljen për të.” Dhe kjo shprehje – Allahu ju ruajt – të lë përshtypje të gabuara dhe u jep mundësi atyre që kanë paragjykime dhe ligësi që ta shfrytëzojnë atë për t’i larguar njerëzit nga ju e për t’u sharë. Prandaj, cila është fjala juaj, Allahu ju dhëntë korrektësi në fjalët dhe veprat tuaja?

Përgjigje: Po, nuk e mohoj. Dhe këtë e kemi trashëguar nga imamët dhe ulematë tanë, se kush thotë një fjalë, ai nuk duhet t’i bëjë bisht asaj dhe as nuk duhet ta mohojë.

Mirëpo këtu ka dy çështje.

Çështja e parë: kjo është ajo që kuptova unë nga fjala e Ka’bit (radij-Allahu ‘anhu).

Çështja e dytë: mua mu bë e qartë se kjo shprehje të lë përshtypje të gabuara, të lë përshtypjen e edukatës së keqe, madje disa njerëz kanë nxjerrë konkluzionin nga ajo shprehje se kjo është edukatë e keqe me Ka’bin (radij-Allahu ‘anhu), ndonëse unë them Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sikurse veprojnë Ehli-Suneti. E gjithë ajo që u përmend dhe kjo është sjellja jonë me Sahabët e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Dhe kur mu bë e qartë se ajo të lë përshtypje të gabuar, unë thashë një fjalë tjetër dhe qëndrova tek ajo e nuk shtova gjë tjetër: “Ai pati frikë se mos vdiste në devijim.” Dhe kjo është fjala e tij e qartë (radij-Allahu ‘anhu): “S’më kishte mbetur gjë tjetër përveç se të vdisja unë ose të vdiste i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të mbetesha në atë gjendje.” A ka ndonjë që thotë diçka tjetër veç kësaj? Ai pati frikë mos vdiste në devijim, pa shtuar gjë tjetër mbi këtë, dhe kjo fjalë s’të lë përshtypje të keqe.

Kurse sa i përket atij që është paragjykues, nga pasuesit e epsheve, ky është si i mbyturi që mundohet të kapet mbas shkopinjve dhe lidhjeve më të dobëta për të shpëtuar nga mbytja. Po.

Kështu që, unë tërhiqem nga fjala që kam thënë, e cila të lë përshtypje të gabuar, dhe kjo shprehja ime e fundit është bërë publike dhe është përhapur me shkrim, gjendet tek ajo ligjëratë “It`haf el-Besher”, dhe ligjërata është e botuar, mendoj se është tek përmbledhja e artikujve me titull “Imdad Ehlil-Ether”. Kështu që mund t’i referoheni lavdi Allahut.

Dhe kjo është ajo që kemi trashëguar nga imamët tanë, e cila është muteuatir. E sa prej dijetarëve thonë një fjalë, pastaj u bëhet e qartë se ajo është e gabuar dhe ata menjëherë tërhiqen prej saj. Po.

 

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu Alban Malaj

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...