Teuhidi është sebepi i çdo të mire në botë – Ibën Kajjim el-Xheuzijjeh

Autor: Ibën Kajjim el-Xheuzijjeh

Burimi: Bedai’ul-Feua`id, vëll.3, fq.525-526

Kush mediton në gjendjet e botës, do të shohë se çdo e mirë në tokë ka për sebep Teuhidin e Allahut, adhurimin e Tij dhe bindjen ndaj të Dërguarit të Tij, kurse çdo e keqe në botë, çdo fitne, çdo bela, çdo thatësirë, çdo sulm i armikut etj., kanë për sebep kundërshtimin e të Dërguarit të Tij dhe thirrjen drejt të tjerëve në vend të thirrjes drejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Dhe kush mediton në këtë me një meditim të thellë dhe reflekton në gjendjen e botës, që në fillim e saj e deri tani dhe deri kur Allahu do ta trashëgojë tokën përfundimisht dhe krejt ç’ka në të – dhe Ai është Trashëgimtari më i mirë –, do ta shohë këtë sidomos në veten e tij si dhe tek të tjerët, në përgjithësi dhe në veçanti.

Dhe s’ka fuqi përveç se me Allahun e Lartë e Madhështor.

Përktheu: Alban Malaj

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...