QENDRIMI I ISLAMIT NDAJ HARMONISë FETARE, AFRIMIT Të FEVE, BASHKEJETESëS FETARE

Thirrja për në lirinë e mendimit është thirrje për në shthurjen e moralit – Shejkh Bin Baz

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibën Baz

Burimi: Fetaua Islamijeh, 4/367-368

 

 

Pyetje: A lejohet të ekzistojë ajo që quhet “liri e mendimit”. Pra, që t’u jepet mundësia njerëzve të mirë dhe njerëzve të këqij, ku çdonjëri prej tyre do të japë mendimin e tij në shoqëri?

 

Përgjigje: Kjo është e kotë dhe e pavërtetë (batil). Nuk ka bazë në Islam. Përkundrazi, e pavërteta duhet të ndalohet dhe t’i hapen dyert të vërtetës. Nuk i lejohet dikujt që të thërrasë për në komunizëm, apo idhujtari, apo të thërrasë në zina (lidhjet jashtëmartesore), apo bixhoz, apo në gjëra të tjera, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Por, ai duhet të ndalohet dhe të edukohet. Madje, mu kjo është shthurja morale e cila është e ndaluar (me Sheriat).

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

 

 

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...