HADITH

Tre foshnjat që kanë folur në djep – Imam Bukhari

Autor: Imam Ebu Abdullah Muhamed bin Ismail el-Bukhari (194-256 H)

Burimi: Sahihu i Bukharit, nr. i hadithit 3436.

 

 

Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu ‘anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

 

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏ “‏ لَمْ يَتَكَلَّمْ فِي الْمَهْدِ إِلاَّ ثَلاَثَةٌ عِيسَى، وَكَانَ فِي بَنِي إِسْرَائِيلَ رَجُلٌ يُقَالُ لَهُ جُرَيْجٌ، كَانَ يُصَلِّي، فَجَاءَتْهُ أُمُّهُ فَدَعَتْهُ، فَقَالَ أُجِيبُهَا أَوْ أُصَلِّي‏.‏ فَقَالَتِ اللَّهُمَّ لاَ تُمِتْهُ حَتَّى تُرِيَهُ وُجُوهَ الْمُومِسَاتِ‏.‏ وَكَانَ جُرَيْجٌ فِي صَوْمَعَتِهِ، فَتَعَرَّضَتْ لَهُ امْرَأَةٌ وَكَلَّمَتْهُ فَأَبَى، فَأَتَتْ رَاعِيًا، فَأَمْكَنَتْهُ مِنْ نَفْسِهَا فَوَلَدَتْ غُلاَمًا، فَقَالَتْ مِنْ جُرَيْجٍ‏.‏ فَأَتَوْهُ فَكَسَرُوا صَوْمَعَتَهُ، وَأَنْزَلُوهُ وَسَبُّوهُ، فَتَوَضَّأَ وَصَلَّى ثُمَّ أَتَى الْغُلاَمَ فَقَالَ مَنْ أَبُوكَ يَا غُلاَمُ قَالَ الرَّاعِي‏.‏ قَالُوا نَبْنِي صَوْمَعَتَكَ مِنْ ذَهَبٍ‏.‏ قَالَ لاَ إِلاَّ مِنْ طِينٍ‏.‏ وَكَانَتِ امْرَأَةٌ تُرْضِعُ ابْنًا لَهَا مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ، فَمَرَّ بِهَا رَجُلٌ رَاكِبٌ ذُو شَارَةٍ، فَقَالَتِ اللَّهُمَّ اجْعَلِ ابْنِي مِثْلَهُ‏.‏ فَتَرَكَ ثَدْيَهَا، وَأَقْبَلَ عَلَى الرَّاكِبِ فَقَالَ اللَّهُمَّ لاَ تَجْعَلْنِي مِثْلَهُ‏.‏ ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَى ثَدْيِهَا يَمَصُّهُ ـ قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم يَمَصُّ إِصْبَعَهُ ـ ثُمَّ مُرَّ بِأَمَةٍ فَقَالَتِ اللَّهُمَّ لاَ تَجْعَلِ ابْنِي مِثْلَ هَذِهِ‏.‏ فَتَرَكَ ثَدْيَهَا فَقَالَ اللَّهُمَّ اجْعَلْنِي مِثْلَهَا‏.‏ فَقَالَتْ لِمَ ذَاكَ فَقَالَ الرَّاكِبُ جَبَّارٌ مِنَ الْجَبَابِرَةِ، وَهَذِهِ الأَمَةُ يَقُولُونَ سَرَقْتِ زَنَيْتِ‏.‏ وَلَمْ تَفْعَلْ ‏”‏‏.‏

 

“Nuk ka folur asnjë në djep përveç tre foshnjave:

(I pari): Isa alejhis-selam.

 

(I dyti): Ishte te Beni Israilët një burrë që quhej Xhurejxh. Ndërkohë që ishte duke u falur, i erdhi nëna e tij dhe e thërriti! Ai mendoi me vete: T’i përgjigjem asaj apo të vazhdoj namazin! (Zgjodhi ta vazhdojë namazin), atëherë nëna e tij tha: ‘O Allah, mos ia merr shpirtin derisa të shikojë fytyrat e lavireve!’

Përderisa Xhurejxhi ishte në vendin ku ai kryente adhurimet, aty i shkoi një grua dhe e ftoi atë për zina, por ai nuk pranoi! Pas kësaj, ajo shkoi tek një çoban dhe ra në shtrat me të. Si pasojë e kësaj, ajo lindi një fëmijë, dhe u tha njerëzve: ‘Ky (fëmijë) është i Xhurejxhit!’

Njerëzit shkuan tek ai, ia shkatërruan faltoren, e larguan prej saj dhe e shanë atë! Atëherë, ai mori abdes dhe u fal, pastaj shkoi tek foshnja dhe i tha: ‘O foshnjë! Kush është babai yt?’

Foshnja tha: ‘Bariu!’

Njerëzit, kur e dëgjuan këtë, thanë: ‘Do të ta ndërtojmë faltoren tënde prej floriri!’

Ai u tha: ‘Jo, e dua vetëm prej balte!’

 

(I treti): Ishte një grua prej Beni Israilëve që i jepte gji foshnjës së saj, dhe aty pranë kaloi një kalorës i pashëm. Kur e pa atë, ajo tha: ‘O Allah bëje birin tim si ky (kalorësi)!’

Atëherë, foshnja e lëshoi gjirin, u drejtua nga kalorësi dhe tha: ‘O Allah, mos më bëj si ai!’ Pastaj u kthye të thithte prapë gjirin e nënës.

Tha Ebu Hurejrah: ‘Sikur e shikoj Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke e thithur gishtin e tij.’

Më pas, kur aty kaluan disa njerëz me një robëreshë, ajo tha: ‘O Allah, mos e bëj birin tim si kjo!’

Atëherë, foshnja e la gjirin e saj dhe tha: ‘O Allah, më bëj si ajo!’

Ndërkohë që e ëma e pyeti: ‘Përse the ashtu?!’

Ai i tha: ‘Kalorësi është gjakatar prej gjakatarëve, ndërsa robëresha akuzohet se ka vjedhur dhe ka bërë imoralitet, ndërsa ajo nuk i ka bërë këto!’”

 

 

Përktheu: Servet Mata

 

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...