Autor: Shejkh Ahmed Bazmul
![]()
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut është për të Dërguarin e Allahut, për familjen e tij, për shokët e tij si dhe për ata që i pasuan.
Unë them – Allahu ju bekoftë – ky është një njoftim i shpejt, e ai është se njëri që i ka marr fjalët e mia të mëparshme, të ditës së mërkurë që kaloi, dhe ka thënë se: “Ky njeri ka për qëllim Shejkh Ubejd el-Xhabirin.”
Them: Gënjeve dhe gabove dhe kjo që bëre është nga shtimi i fitneve të tua dhe nga shtimi i devijimit me të cilin do t’i devijosh njerëzit dhe është nga joshja jote ndaj tyre o ti fitnexhi e gënjeshtar i madh.
Unë – falë mirësisë së Allahut – nuk kam pasur për qëllim Shejkh Ubejd el-Xhabirin në fjalën time të mëparshme, porse ty të kam pasur për qëllim, ty, ty që ke folur fjalë të tilla. Ti je i njohur me këto fitne dhe unë i thërras të gjithë vëllezërit që t’i kenë pikë reference dijetarët e mëdhenj dhe të paralajmërojnë kundër atyre fitnexhijve dhe të mos kenë frik nga ata, porse, të kenë frikë nga Allahu – ‘Azze ue Xhel – dhe ta dijnë se ata janë njerëz të fitneve dhe sherrit. Vëllezërit tanë selefijin e kanë obligim të mos i dëgjojnë ata, të ikin nga mexhliset e tyre dhe të largohen nga ata.
Ai që nxit fitne dhe ai që nxit trazira në radhët e selefijve, kjo është ajo që meriton ai sepse ai është nga ata që bën dëm në mesin e Muslimanëve. Unë – siç u cek më parë – e kam thënë dhe kam shpallur se Shejkh Ubejd el-Xhabirij – hafidhehuLlahu Te’ala – është nga dijetarët e njohur selefijin, nuk kam pasur atë për qëllim në fjalën time të mëparshme, por ka qenë për qëllim ai fitnexhiu.
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut është për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij dhe për shokët e tij në përgjithësi.
Përktheu: Jeton Shasivari