Imami, Muhadithi Nasirud-Din el-Albani (rahimehullah)
Burimi: Silsiletul-Huda ue-Nur, kaseta 530, min. 57:32 dhe kaseta 531, min. 00:41
http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=157282
Pyetje:
Pyet rreth çështjes së vizitave ditën e Bajramit siç veprojnë shumë njerëz dhe veçimi i saj (i kësaj dite). Pra, një grup prej tyre hoqën dorë nga vizita (Ditën e Bajramit) duke u argumentuar se kjo gjë nuk është transmetuar në Sunet apo fjalë tilla, çfarë thoni për këtë?
Përgjigje nga Shejkh Albani (rahimehullah):
Ne themi: Allahu e begatoftë këtë grup dhe e lusim Allahun që të na bëj prej atij grupi, ngase ne e themi gjithmonë këtë. Dhe sot ishim (duke biseduar) me disa vëllezër tanë për këtë hadith, unë i tash atij: a të duket o filan që nuk po e dëgjon thirrjen e re e cila ua përkujtonte që prej kohësh, e cila (thirrje) thotë:
“Nga bidatet e përhapura në këtë kohë është vizita e të gjallëve për të vdekurit (te varrezat), a nuk po e dëgjon thirrjen e re e cila në origjinë e saj është thirrje e vjetër, e ajo thirrje thotë se vizita e të gjallëve për të gjallët ditën e Bajramit është bidat.”
Në lidhje me këtë i thash Ebu Eufas në takimin e parë, mirëpo unë vura re se ai nuk e kishte mendjen.
Unë thashë: “Nuk erdha të të vizitoj për Bajram, porse kam ardhur të të vizitoj.”
Pyetësi: (Fjala ‘Aid vjen nga folja) ‘ade, je’udu (vizitoj për Bajram) e që do të thotë vizitoj (zare).
Shejkh Albani: Tani iu ktheve gjuhës!
Pyetësi: Vizita e të sëmurit, (folja) ‘ade, je’udu (vizitoj për Bajram).
Shejkh Albani: Dhe kjo gjuhë tani, cili është tradita e saj? “Eja të shkojmë e ta vizitojmë filanin për Bajram.”
Pyetësi: Do të thotë ta vizitojmë atë për Bajram.
Shejkh Albani: Pra, vizita e të gjallëve për të vdekurit në Bajram është bidat, kjo është nga bidatet.
Pyetësi: Kjo është Kijas i shoqëruar me mospajtim.
Shejkh Albani: Kjo nuk është Kijas.
Pyetësi: Atje (tek varrezat) i vdekuri nuk ndjen gjë dhe as që ka dobi nga kjo vizitë, porse këtu (vizita) e të gjallëve për të gjallët është një lidhje dhe dashamirësi si dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Shejkh Albani: Pra, derisa ti i viziton të vdekurit, i viziton me qëllim që ata ta ndjejnë vizitën tënde?
Pyetësi: Atje (te varrezat shkohet) për lutje, por këtu është ditë Bajrami dhe gëzimi.
Shejkh Albani: Pyetja ime është përmbledhëse o Ebu Eufa! Kur ti i viziton të vdekurit ditën e Bajramit, i viziton me qëllim që ata ta ndjejnë praninë tënde?
Pyetësi: Jo, për të bërë lutje për ta.
Shejkh Albani: Kur i viziton ata ditëve tjera përveç ditëve të Bajramit, i viziton ata me qëllim që ta ndjejnë praninë tënde?
Pyetësi: Jo
Shejkh Albani: Në rregull, atëherë përse nuk i viziton ato duke pasur një qëllim me për të cilin ti i viziton kur nuk është Bajram, përderisa ai është qëllim i mirë, përse nuk i viziton ato ditën e Bajramit për hir të këtij qëllimi të mirë?
Pyetësi: Qëllimi i mirë këtu, ngase ky qëllim bie ndesh me gëzimin dhe harenë e Bajramit, shkon te të vdekurit.
Shejkh Albani: Ky është Kijas. A është kjo përgjigja? Përgjigja është – Allahu të bekoftë.
Pyetësi: Në qoftë se kjo është një vizitë e mirë, a konsiderohet edhe kjo bidat?
Shejkh Albani: Dëgjo, përgjigja për çështjen e vizitës së të gjallëve për të vdekurit nuk është për shkak të këtij arsyetimi logjik, bile edhe filozofik me të cilin mund të vij ndonjëri më filozof se ti dhe ia tejkalon filozofisë tënde. Por përgjigja është:
لو كان خيرًا لسبقونا إليه
“Po të kishte qenë hajr, ata do të na kishin paraprirë në të.”
Ç’mendim ke për këtë përgjigje?
Pyetësi: E saktë
Shejkh Albani: A ka filozofi?
Pyetësi: E saktë (d.m.th nuk ka).
Shejkh Albani: Në rregull. “Po të kishte qenë hajr, ata do të na kishin paraprirë në të.”
Ne tani kur themi: “Vizita e të gjallëve për të vdekurit (në Bajram) është bidat,” nuk ka tekst në Sunet si dhe në Kuranin Fisnik se vizita e të gjallëve për të vdekurit në Bajram është bidat, nuk kemi ndonjë gjë për këtë. Kjo fjalë thuhet për çdo bidat, dhe ato – për fat të keq – janë me mijëra, për çdo bidat thotë i Dërguari (‘alejhi salatu ue selam):
كُلّ بِدْعَةٍ ضَلَالَة
“Çdo bidat është humbje.”
Nuk ka tekst për çfarëdo lloj bidati që të transmetohet nga i Dërguari se kjo është bidat, megjithatë, dijetarët janë të pajtimit se janë shpikur me qindra e qindra vepra të shpikura pas të Dërguarit (‘alejhi salatu ue selam).
Në rregull, si të themi se kjo është bidat kur nuk kemi tekst për të shpikurit e saj dhe për mohimin e saj? Me këtë fjali të shkurtër për të cilën ka argumente të shumta nga Kurani dhe Suneti e ajo është:
لو كان خيرًا لسبقونا إليه
“Po të kishte qenë hajr, ata do të na kishin paraprirë në të.”
Njëri prej argumenteve lidhur me këtë është Fjala e të Lartësuarit:
وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
“Kushdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” en-Nisa, 115
Atëherë, kjo është rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve – që njerëzit të shkojnë e ti vizitojnë varrezat ditën e Bajramit, nuk është rrugë e besimtarëve. Andaj, ne e shkoqisim këtë argument dhe ato që i ngjajnë këtij argumenti me një fjalë të vetme në mënyrë që t’i largojmë njerëzit nga çdo lloj vepre të shpikur, me fjalën tonë, “Po të kishte qenë hajr, ata do të na kishin paraprirë në të.”
Pra, tani vizita e varreve – si një parim i përgjithshëm – është një gjë e mirë padyshim por këtë parim të përgjithshëm gjersa e ka veçuar tradita që ka ardhur më vonë në ditën e Bajramit duke e konsideruar qenësore, dhe e përgjithësuan në ditët tjera të vitit, atëherë kjo bëhet bidat në Fe.
Dhe këtë e mbrojtëm me atë fjali të shkurtër, të mirë e të bekuar: “Po të kishte qenë hajr, ata do të na kishin paraprirë në të.”
Pra, në parim vizita e të gjallëve për të vdekurit është e ligjësuar, s’ka nevojë për argumente. Gjithashtu themi: Vizita e të gjallëve për të gjallët është e ligjësuar, nuk ka kundërshti për këtë. Në kohën kur vjen dikush që ua përkujton njerëzve që janë të shkujdesur ndaj udhëzimit të tij (‘alejhi salatu ue selam) dhe ndaj udhëzimit të Selefëve të cilët e ndoqën atë (‘alejhi salatu ue selam) me besnikëri, dhe ju thotë atyre: Vizita e gjallëve për të gjallët në Bajram është sikur vizita e të gjallëve për të vdekurit në Bajram, nuk ka dallim në mes kësaj dhe asaj, aspak. Nëse kërkon argument për këtë, ua përkujtojmë atë argument me të cilin ramë në ujdi, e ai është: vizita e të gjallëve ndaj të vdekurve në Bajram është bidat.
Ne – elhamdulilah – atë që mendojmë tani, ky grup i vogël, i mirë dhe i bekuar in sha Allah – është i pajtimit se vizita e të gjallëve për të vdekurit në Bajram është bidat dhe janë plotësisht të bindur për këtë dhe janë të çliruar nga ajo logjikë të cilën e përmblodhëm pak më parë, ne nuk duhet të kapemi pas kësaj logjike dhe të duhet të larohemi prej saj sepse ne jemi të dobësuar duke i ndjekur zakonet, zakonisht i ngjan asaj tradite për të cilën u pajtuam se duhet ta ndalojmë (qortojmë), e ajo është se ne e kemi bërë zakon që t’i vizitojmë muslimanët gjatë festës së Bajramit, prandaj themi me vendosmëri të plotë dhe me kënaqësi se vizita e të gjallëve për të gjallët ditën e Bajramit është sikur vizita e të gjallëve për të vdekurit në Bajram, nuk ka kurrfarë dallimi.
Kështu që çdo person që dëshiron të thotë: “O vëlla, ç’të keqe ka?” Vizita e të gjallëve për të gjallët është një çështje e ligjësuar me Sheriat, dhe siç u tha sot; “Për të vizituar farefisin.” Ndoshta ka kaluar një vit apo dy vite, e kështu me radhë, që nuk i ka vizituar ato.
Mjafton vetëm kjo për të nxjerr në pah kotësinë e kësaj vizite, sepse ata (me këtë vizitë) do të mbështeten tek njëri-tjetri dhe do të tregohen përtac për t’i kryer obligimet e tyre, qoftë ndaj vizitës së të gjallëve për të vdekurit e cila vizitë i zbut zemrat dhe ua përkujton akhiretin, nuk e bëjnë këtë vizitë përveç se kur? Ditën e Bajramit!
Po ashtu personi që ka farefis që dëshiron të shkoj tek ata, thotë: “Të shkojmë, të shkojmë” derisa të vij Bajrami, “Vizita për Bajram është më e mirë, sepse parimisht vizita është e ligjësuar dhe ditët e tij janë të shquara.” Jo!
“Po të kishte qenë hajr, ata do të na kishin paraprirë në të.”
Çdo gjë përmes së cilës vërtetohet bidati i parë; përmes saj vërtetohet edhe bidati tjetër.
Dhe çdokush që e kundërshton bidatin e parë; e ka për obligim që ta kundërshtoj edhe bidatin tjetër.
Dhe çdokush që dyshon në bidatin tjetër; detyrohet që të dyshoj edhe në bidatin e parë, përveç nëse të menduarit e tij është kontradiktor.
E lusim Allahu (‘Azze ue Xhel) që të na udhëzoj në rrugën e drejtë.
Fetvaja e dytë
Burimi: Silsiletul-Huda ue-Nur, kaseta: 527, minutat 46:04
Pyetësi thotë:
Kemi dëgjuar se vizita e njerëzve ndaj njëri-tjetrit ditën e Bajramit është bidat, andaj shpresojmë të na sqaroni gjykimin e asaj që parapriu e që lidhet me vizitën e vëllezërve dhe si të veprojnë njerëzit gjatë Bajrameve?
Përgjigje nga Shejkh Albani (rahimehullah):
Ne kemi thënë shumë herë dhe tani nuk kemi nevojë për shpjegim të asaj që u përsërit, andaj themi shkurtimisht:
Vizita e të gjallëve ndaj të vdekurve (te varrezat) ditën e Bajramit është prej veprave të shpikura (në Fe) ngase është kufizim i asaj që e ka përgjithësuar ligjvënësi, ligjvënësi i urtë.
Ka thënë në një hadith të vërtet:
“U ndalova më parë nga vizita e varrezave, por tani vizitoni sepse ato ua përkujtojnë botën tjetër.”
Fjala e tij: “Por tani vizitoni ato,” është një urdhër i përgjithshëm, nuk lejohet kufizimi i tij në kohë apo në vende të veçanta, sepse kufizimi i tekstit apo përgjithësimi i tij nuk është punë e njerëzve, por kjo është punë e Zotit të botëve, i cili e urdhëroi të Dërguarin e Tij, kështu që i tha atij:
وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ
“Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur.” en-Nahl, 44
Pra, çdo tekst i pakushtëzuar (mut’lak) i cili ishte i kushtëzuar, ai e sqaroi atë, dhe çdo tekst të përgjithshëm i cili ishte specifik, ai e specifikoi. Dhe ai tekst që ishte i përgjithshëm nuk e specifikoi.
Por në çastin kur tha: “Por tani vizitoni ato,” është i përgjithshëm në çdo kohë të vitit, nuk ka dallim në mes një dite dhe një dite tjetër, dhe nuk ka dallim mes një kohë (të caktuar) në një ditë; qoftë në mëngjes, në mbrëmje, pasdite, ditën apo natën, e kështu me radhë.
Po ashtu themi: Siç është vizita e veçantë e të gjallëve për të vdekurit (te varrezat), po ashtu edhe vizita e veçantë e të gjallëve për të gjallët ditën e Bajramit është sikur vizita e të gjallëve për të vdekurit.
Vizita e ligjësuar Ditën e Bajramit është ajo vizitë e cila është ndërprerë për fat të keq, për shkak të grumbullimit të njerëzve për ta falur namazin nëpër xhami nëpër të cilat shpërndahen, ndërsa është obligim për të gjithë ata që të mblidhen në Musala (vendfalje).
Musala është jashtë qytetit, e cila ka hapësirë për të gjithë banorët e qytetit. Pra aty (muslimanët) takohen dhe e falin namazin e Bajramit dhe natyrisht njihen me njëri-tjetrin. Ky sunet është fshirë për të cilin sunet ishte i kapur Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjatë gjithë jetës së tij.
Këtu ka një vërejtje mjaft të rëndësishme dhe është detyrë që t’i kushtojmë vëmendje. Pra, sigurisht të gjithë ne e dimë fjalën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
“Namazi në xhaminë time është më i vlefshëm se një mijë namaze në xhamitë tjera përveç Xhamisë së Shenjtë.”
Megjithëse namazi në xhaminë e tij ka vlerë sa një mijë namaze, ai nuk e falte namazin e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit përveç se jashtë kësaj xhamie, dhe e falte në Musala, përse? Sepse ai deshi t’i mbledh të gjithë muslimanët në qytet nga të gjitha vendet; nga fshatrat përreth tij tek një vend i vetëm i cili ka hapësirë për të gjithë.
Këto musala me kalimin e kohës dhe me largimin e njerëzve nga:
Së pari (u larguan) nga njohja me Sunetin e Pejgamberit (‘alejhi salatu ue selam) dhe largimin e tyre nga ajo dije që u ka mbetur për Sunetin e të Dërguarit (‘alejhi salatu ue selam) dhe largimi i tyre nga zbatimi i Sunetit dhe të vepruarit me të. Ata janë të kënaqur që ta falin namazin e Bajramit nëpër xhami siç bëjnë me namazin e Xhumasë, apo me pesë kohët e namazit.
Kurse sipas Sunetit i Dërguari (‘alejhi selam) gjatë gjithë jetës së tij nuk e fali namazin e Bajramit në xhami as edhe një herë të vetme, por e gjithmonë e falte atë në Musala.
Përktheu: Jeton Shasivari