Përgatiti: Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul
Burimi: http://www.mnhj.net/vb/threads/10385
Lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e lavdërojmë dhe kërkojmë falje dhe ndihmë prej Tij. Kërkojmë mbrojte tek Allahu nga ligësitë e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush që ta devijojë dhe atë që e devijon Allahu, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, të Pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ ﴿١٠٢﴾
“O ju që besoni, kini frikë Allahun ashtu siç duhet t’ia keni frikën Atij dhe mos vdisni vetëm se duke qenë Muslimanë.” Al-Imran, 102
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً ۚ وَاتَّقُوا اللَّـهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ ۚ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا ﴿١﴾
“O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj i Cili u ka krijuar nga një person i vetëm (Ademi) dhe nga ai (Ademi) krijoi bashkëshorten e tij dhe nga ata dy krijoi shumë burra e gra dhe kini frikë Allahun përmes të Cilit i kërkoni të drejtat tuaja të ndërsjella dhe (mos i shkëpusni) marrëdhëniet farefisnore. Me të vërtetë, Allahu është Mbikëqyrës i çdo gjëje (nuk i fshihet asgjë).” En-Nisa, 1
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا ﴿٧٠﴾ يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَن يُطِعِ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا ﴿٧١﴾
“O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe flisni (gjithmonë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë juve nga veprat e mira dhe do t’ua fal mëkatet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij ka korrur një fitore të madhe.” El-Ahzab, 70-71
Fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, veprat më të këqija janë ato që shpiken në fe, çdo shpikje në fe është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në Zjarr.
Më tej:
Në natën e hënë që përkon me datë 28 Reb’iul-Eu’uel 1436 H (19 janar 2015), e fala Jacinë me Shejkhun tonë, Imamin, Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë nga çdo e keqe dhe ia ngrittë pozitën e tij në të dyja botët. I dhashë selam dhe ai kërkoi nga unë që të ulesha me të në shtëpinë e tij ku banon (kur ishte në Mekke para ca muajsh, sh.p.), kështu unë prezantova dhe u nderova me një ndenjje (xhelseh) prindërore me të – Allahu i Lartësuar e ruajttë. Imam Rabij ibën Hadij ‘Umejr el-Medkhalij më tha:
“O biri im! Unë po udhëtoj për në Medine së afërmi, andaj ju porosis që të keni frikë Allahun dhe të keni vëllazëri ne fe ti dhe vëllai (jot) Muhamedi. Po ashtu ju porosis që të bëni da’ueh dhe të përhapni dijen në Mekke. Jini burra të urtë në këto gjëra (të da’uetit dhe dijes). Ai që gabon, këshillohet me butësi dhe nuk publikohet (gabimi) i tij. Ai që bie në një bidat, këshillohet. Përndryshe (nëse nuk kthehet) gjykohet mbi të, siç është bidati i Irxhasë dhe Kaderit. Ebu Daudi i tha Imam Ahmedit: “Unë shoh një njeri të Ehli Sunnetit që shoqërohet me një person nga njerëzit e bidatit, a ta braktis atë e të mos i flas? Ai tha: “Jo! Ose ta mësosh se ai njeri me të cilin e ke parë të shoqërohet është njeri i bidatit, nëse ai e braktis e nuk i flet atij, atëherë foli. Përndryshe (nëse nuk e braktis atë pas këshillës, sh.p.) atëherë konsideroje të njëjtë sikur ai.”
Pastaj, më porositi duke më nxitur për afrimitet dhe bashkim në mes selefijve dhe të bëjmë da’ueh për tek ky (afrimitet dhe bashkim), të kemi zell për këto, të ruhemi nga shkaqet e përçarjes, kontradiktës, fitneve, bidateve dhe epsheve, me fjalë prindërore të çiltra përplot me urtësi, mëshirë për da’uetin selefij dhe bijtë e tij selefijin.
Unë (Shejkh Ahmed Bazmul) them: Allahu ia shpërbleftë me të mira prindit, Muxhahidit, Imamit, Rabij bin Hadij el-Medkhalij për këtë këshillë të bukur, dhe ai është dashamirës, këshillues i zellshëm për bijtë e tij selefijin dhe ai është thirrës për afrimitet, dashuri të ndërsjellë, vëllazëri, bashkim në hakk dhe shmangie të përçarjes dhe kontradiktave dhe nxitim të largimit të shkaqeve të përçarjes dhe të groposen fitnet para se të shfaqen, siç ka qenë udhëzimi (këshilla) e tij për ne gjatë gjithë këtyre viteve në Mekke, Allahu i Lartësuar e fisnikëroftë këtë qytet.
Pastaj, i thashë Shejkhut tonë, Imamit Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë: “O Shejkh! Allahu të ruajttë, ka prej tyre që thonë se ti je kthyer nga tezkija jote për mua duke u argumentuar se ti i ke ndaluar ligjëratat e mia nga (ueb-faqja) “Mirathul-Enbija”, a janë këto fjalë të vërteta?”
Prindi, Imami, Rabij el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë – më tha: “Kjo nuk është e vërtetë o biri im! Unë nuk jam kthyer nga tezkija që të kam dhënë ty, përkundrazi, unë i qëndroj asaj me lejen e Allahut derisa ti të ndryshosh. Allahu më forcoftë mua dhe juve në hak deri sa ta takojmë Atë.”
Ai - Allahu i Lartësuar e ruajttë – po ashtu tha: “O biri im! Nuk i kam ndaluar mësimet e tua! Porse kam ndaluar të përhapet diçka e caktuar në “Mirathul-Enbija” për një dobi të caktuar.” Pastaj më tha: “O biri im! Ata që thonë se unë e kam tërhequr tezkijen time ndaj teje janë njerëz të fitneve, duan fitne në mesin e të rinjve selefij. Mos ua vër veshin atyre.”
Pastaj, prindit tim, Imamit, Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij, i kërkova leje për t’i përhapur këto fjalë dhe ai – Allahu i Lartësuar e ruajttë – më urdhëroi që t’i shpërndaj këto fjalë dhe kjo ishte në praninë e vëllait Ebu Enes ‘Isam el-Kabbaatij. Pastaj kërkova nga Shejkhu jonë, Imami, Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij, një këshillë të përgjithshme për mua dhe për vëllezërit e mi selefijin, e ai ma shkroi këshillën në vazhdim – Allahu ia shpërbleftë me të mira.
ﺑﺴﻢ ﺍﻟﻠﻪ ﺍﻟﺮﺣﻤﻦ ﺍﻟﺮﺣﻴﻢ
Lavdërimet i takojnë Allahut, lëvdata dhe shpëtimi qoftë për të Dërguarin e Allahut, për familjen e tij, shokët e tij dhe për atë që pason udhëzimin e tij.
Më tej:
Unë këshilloj veten dhe vëllezërit e mi selefijin, dijetarë dhe nxënësa dije:
1 – Të kenë frikë Allahun e Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar dhe të kërkojnë dije nga burimet e dijes Islame: Librin e Allahut, Sunnetin e të Dërguarit të Tij, Menhexhin e Selefëve të devotshëm, akiden e tyre dhe moralet e tyre.
2 – Këshilloj veten time dhe juve që të kemi sinqeritet vetëm për Allahun – e Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar – në çdo fjalë dhe vepër.
3 – I këshilloj që të duhen në mes veti për hir të Allahut dhe të kenë vëllazëri për hir të Allahut, saqë të jenë si një trup i vetëm që e mbajnë njëri-tjetrin duke pasuar fjalën e të Dërguarit të Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të:
مَثَلُ الْمُؤْمِنِينَ فِي تَوَادِّهِمْ وَتَرَاحُمِهِمْ وَتَعَاطُفِهِمْ مَثَلُ الْجَسَدِ الْوَاحِدِ إِذَا اشْتَكَى مِنْهُ عُضْوٌ تَدَاعَى لَهُ سَائِرُ الْجَسَدِ بِالسَّهَرِ وَالْحُمَّى
“Shembulli i besimtarëve në dashurinë e ndërsjellë, mëshirën dhe solidaritetin mes veti është si shembulli i një trupi të vetëm. Nëse një gjymtyrë e tij sëmuret, i gjithë trupi do t'i përgjigjet me pagjumësi dhe temperaturë.”
Dhe ta kenë parasysh hadithin Kudsij, e ajo është fjala e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
ﺇِﻥَّ ﺍﻟﻠَّﻪَ ﻳﻘﻮﻝ ﻳﻮﻡ ﺍﻟْﻘِﻴَﺎﻣَﺔِ ﺃَﻳْﻦَﺍﻟْﻤُﺘَﺤَﺎﺑُّﻮﻥَ ﺑِﺠَﻠَﺎﻟِﻲ ﺍﻟْﻴَﻮْﻡَ ﺃُﻇِﻠُّﻬُﻢْ ﻓﻲ ﻇِﻠِّﻲ ﻳﻮﻡ ﻟَﺎ ﻇِﻞَّ ﺇﻻﻇِﻠِّﻲ
“Me të vërtet Allahu Ditën e Kijametit do të thotë: “Ku janë ata që janë dashur për hir të Madhërisë Sime. Sot do t’i fus nën hijen e Arshit Tim, ditën që nuk ka hije tjetër përveç hijes së Arshit Tim.”
Si dhe fjalën e të Dërguarit të Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – që thotë: “Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:
وَجَبَتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَحَابِّينَ فِيَّ وَالْمُتَجَالِسِينَ فِيَّ وَالْمُتَزَاوِرِينَ فِيَّ وَالْمُتَبَاذِلِينَ فِيَّ
“Është obligim Dashuria Ime ndaj atyre që e duan njëri-tjetrin veç për hatrin Tim, ulen me njëri-tjetrin veç për hatrin Tim, atyre që vizitojnë njëri-tjetrin veç për hatrin Tim dhe ata që sakrifikojnë për njëri-tjetrin veç për hatrin Tim.”
Si dhe hadithe tjera pos këtyre që thërrasin për në afrimitet dhe dashuri të ndërsjellë.
4 – Paralajmëroi ata nga kontradiktat dhe shkaqet e tyre si dhe nga fitnet ta cilat ua prishin imazhin atyre (selefijve) dhe prishin imazhin e menhexhit selefij dhe paralajmëroi ata nga rrugët e njerëzve të bidateve dhe fitneve, kontradiktave, përçarjes, gjëra të cilat Allahu i ka qortuar shumë rëndë.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
ﺇِﻥَّ ﺍﻟَّﺬِﻳﻦَ ﻓَﺮَّﻗُﻮﺍ ﺩِﻳﻨَﻬُﻢْ ﻭَﻛَﺎﻧُﻮﺍ ﺷِﻴَﻌًﺎ ﻟَﺴْﺖَ ﻣِﻨْﻬُﻢْ ﻓِﻲﺷَﻲْﺀٍ
“Ata që e përçajnë fenë e tyre dhe ndahen në sekte, ti je i distancuar prej tyre (s’ke të bësh fare me ta).” El-En’am, 159
Dhe ka thënë:
ﻭَﻟَﺎ ﺗَﻜُﻮﻧُﻮﺍ ﻣِﻦَ ﺍﻟْﻤُﺸْﺮِﻛِﻴﻦَ ﻣِﻦَ ﺍﻟَّﺬِﻳﻦَ ﻓَﺮَّﻗُﻮﺍ ﺩِﻳﻨَﻬُﻢْﻭَﻛَﺎﻧُﻮﺍ ﺷِﻴَﻌًﺎ ﻛُﻞُّ ﺣِﺰْﺏٍ ﺑِﻤَﺎ ﻟَﺪَﻳْﻬِﻢْ ﻓَﺮِﺣُﻮﻥَ
“...mos jini nga mushrikët, nga ata që e përçajnë fenë e tyre dhe ndahen në sekte, çdo grup është i kënaqur me atë (grup) që janë.” Er-Rum, 31 – 32
5 – Dhe i përkujtoi ata me Fjalën e Allahut:
ﻭَﻗُﻞْ ﻟِﻌِﺒَﺎﺩِﻱ ﻳَﻘُﻮﻟُﻮﺍ ﺍﻟَّﺘِﻲ ﻫِﻲَ ﺃَﺣْﺴَﻦُ ﺇِﻥَّ ﺍﻟﺸَّﻴْﻄَﺎﻥَ ﻳَﻨْﺰَﻍُ ﺑَﻴْﻨَﻬُﻢْ ﺇِﻥَّ ﺍﻟﺸَّﻴْﻄَﺎﻥَ ﻛَﺎﻥَ ﻟِﻠْﺈِﻧْﺴَﺎﻥِ ﻋَﺪُﻭًّﺍ ﻣُﺒِﻴﻨًﺎ
“Thuaju robërve të mi që ta thonë atë që është më e mira, vërtet shejtani fut mospajtime në mes jush. Vërtet, shejtani është armik i qartë i njeriut.” El-Isra, 58
Allahu na dhëntë sukses të gjithëve në atë që e do Ai dhe është i Kënaqur dhe Allahu na forcoftë në fenë e Tij të vërtetë derisa ta takojmë Atë.
Lëvdata dhe shpëtim i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij si dhe për shokët e tij.
Shkroi: Rabij bin Hadij ‘Umejr më 28 Rab’iul-Eu’uel 1436 H (19 janar 2015).
Përktheu: Jeton Shasivari
7 Maj 2015