Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli
Çfarë është dunjaja?
لَوْ كَانَتِ الدُّنْيَا تَعْدِلُ عِنْدَ اللَّهِ جَنَاحَ بَعُوضَةٍ مَا سَقَى كَافِرًا مِنْهَا شَرْبَةَ مَاءٍ
“Sikur dunjaja të kishte vlerë tek Allahu sa krahu i një mushkonje, Ai nuk do t’i kishte dhënë asnjë pabesimtari që të pijë një gllënjkë ujë.” [Tirmidhiu, 2320]
Një ditë, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ishte me Sahabët e tij, dhe kaloi afër një cjapi të dobët që kishte ngordhur. Ai e kapi për veshi, e ngriti dhe tha:
“Kush e blen këtë për një dirhem?” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, uAllahi edhe sikur të ishte i gjallë, nuk do ta kishim blerë, sepse është i dobët, e si ta blejmë atë kur ai është i ngordhur!? Ai (Pejgamberi) tha: “UAllahi, dunjaja tek Allahu është më e pavlerë sesa ky (cjap i ngordhur) për ju.”
Atëherë, si të bëjmë gara për dunja! Dhe t’i shkëpusim marrëdhëniet me familjet tona për dunja!?
Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:
“Biri i Ademit thotë: ““Pasuria ime! Pasuria ime!” Pra, biri i Ademit është i zellshëm për pasuri, thotë: “Pasuria ime! Pasuria ime (me mburrje).” Kurse ti nuk posedon nga pasuria jote përveç se atë që e vesh dhe kështu e vjetron, apo atë që e ha dhe e mbaron, apo atë që e jep sadaka dhe të ngelet (shpërblim për Ditën e Gjykimit).”
Kurse tjetra përveç kësaj, shkon dhe ju ngelet njerëzve.
Ky është realiteti i pasurisë! UAllahi! Ky është realiteti i pasurisë! Çfarë është pasuria? Ose do e hash atë dhe ajo do mbarojë. Mori fund. Ose do ta veshësh dhe kështu do të vjetrohet. Ose të japësh sadaka nga kjo pasuri, dhe ngelet. Ose (nëse) do ta kursesh atë, a do të ngelet? Jo, uAllahi! Do të vdesësh dhe do t’ua lësh njerëzve. Atëherë, si të bëjmë gara në dunja?
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari