Ka thënë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kujt Allahu ia do të mirën, e përdor atë.”

Kështu fjalë për fjale ka ardhur hadithi. Allahu është Ai që të përdor ty për të qëndruar në udhëzim dhe fe. Nëse ti je udhëzuar në domethënien e fjalës “la ilahe il-lAllah”, dhe e mësove Sunetin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, rrugën e drejtë, atëherë ky është sukses nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Madhëruari.

Allahu i Lartësuar thotë:

يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُوا ۖ قُل لَّا تَمُنُّوا عَلَيَّ إِسْلَامَكُم ۖ بَلِ اللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ أَنْ هَدَاكُمْ لِلْإِيمَانِ

“Ata e konsiderojnë si favor për ty që e kanë pranuar Islamin. Thuaju: ‘Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin! Përkundrazi, Allahu ju ka favorizuar që ju ka udhëzuar në besim.” el-Huxhurat, 17

Allahu është Udhëzuesi! Pasha Allahun, nuk ke ndonjë meritë që t’ia mveshësh vetes tënde dhe ndonjë meritë  tjetër kujt ndaj teje, përveç meritave që ka Allahu mbi ty. Ai është që na zgjodhi neve të jemi Muslimanë. Ka njerëz që janë më të zgjuar se ne dhe më të fortë nga ana fizike, por nuk janë Muslimanë.

Ai është që i ka udhëzuar disa Muslimanë që të jenë në një gradë të lartë të qëndrueshmërisë në Sunetin e Pejgamberit tonë Muhamedit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Xheneti është gradë-gradë nga poshtë lart, ashtu si Zjarri që është gradë-gradë nga lart poshtë. Allahu i ka favorizuar disa njerëz me disa gjëra. Allahu i ka favorizuar disa mbi të tjerë me furnizim. Furnizimi më i madh është udhëzimi! Furnizimi më i madh është dituria! Furnizimi më i madh është adhurimi! Pas këtyre, vijnë furnizimet tjera.

 

Përktheu: Jeton Shasivari