Një këshillë e çmuar nga Shejkhul-Alameh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sahab.net

Pyetësi thotë: Shejkh i nderuar, çfarë këshille do të na jepnit në këtë kohë kur janë shtuar fitnet, njerëzit e bidatit janë përhapur gjithandej dhe ulematë po vdesin?

Përgjigje nga Shejkhul-Alameh Salih el-Feuzan: [blockquote]“Ju këshilloj së pari që të keni frikë Allahun e Lartësuar, të bëni sa më shumë dua që Allahu të na bëjë të palëkundur neve dhe juve në këtë Fe, dhe të na mbrojë neve dhe juve nga sherri i fitneve. Pastaj ju këshilloj që të kërkoni dijen, kërkojeni dijen tek njerëzit e dijes, jini të zellshëm në kërkimin e dijes, ngase me të vërtetë asgjë s’të mbron nga fitnet – me Lejen e Allahut – përveç se dija e saktë.[/blockquote]

[blockquote]E nëse ti nuk ke dije të saktë, atëherë ndoshta do të biesh në fitne dhe ti nuk e merr vesh dhe nuk e di që ato janë fitne. Prandaj ju e keni detyrë që të kërkoni dije nga njerëzit e dijes, e mos jini dembelë në kërkimin e dijes sa herë që t’u jepet mundësia. Po.”[/blockquote]

Përktheu: Alban Malaj