Shejkh Ubejd ibën Abdullah el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/fawaid/7517

Tejemumi zë vendin e ujit në abdes dhe poashtu në gusl, por kur? Në një nga dy rastet, e ato janë:

Rasti i parë: Kur ikën uji, kur ska ujë. Nuk ka ujë në vendin ku ai jeton, kërkon ujë ne vendin e tij e nuk gjen.

Rasti i dytë: Pamundësia për të përdorur ujin. Ka përmendur shejkhu – [Ibën Kudameh el-Makdisij] rahimehullah- një rast të qartë, e ajo është sëmundja për shkak të së cilës nuk mund të gjejë ujë dhe as ta përdorë atë. Po ashtu, kur ka frikë për veten e tij nga hajdutët apo egërsirat po të shkojë të kërkojë ujë; apo ka frikë për pasurinë e tij nga hajdutët; apo ka frikë për familjen e tij po të shkojë të kërkojë ujë; apo ka frikë për bashkëudhëtarët e tij se nëse e përdor ujin (për abdes) ata do t'i marrë etja; apo ai e ka armën dhe nëse shkon të kërkojë ujë, ka frikë për bashkëudhëtarët e tij nga hajdutët, kusarët e të tjerë. Sepse rregulli sheriatik është:

لا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلا وُسْعَهَا

"Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë që ka." [el-Bekare, 286]


Dhe thënia e Tij:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

"Frikësojuni Allahut sa të mundeni." [et-Tegabun, 16]


Dhe thënia e Pejgamberit - salAllahu alejhi ue sel-lem -:

إِذَا أَمَرْتُكُمْ بِأَمْرٍ فَأْتُوا مِنْهُ مَا اسْتَطَعْتُمْ

"Nëse u urdhëroj me diçka, zbatojeni atë sa të mundeni."


Përktheu: Umm ‘Akil