Komisioni i Përhershëm për studime shkencore dhe fetva

Burimi: http://www.alifta.net

Pyetje: Në pazar shiten disa ilaçe apo ëmbëlsira të cilat përmbajnë një përqindje të vogël alkooli, pra a lejohet ngrënia e tyre? Duke patur parasysh se njeriu nëse ha nga këto ëmbëlsira dhe ngopet, nuk dehet asnjëherë.

Përgjigje: Nëse alkooli gjendet tek ëmbëlsirat dhe ilaçet në përqindje të vogël fare, i atillë që nëse ha apo pi një sasi të madhe të tyre nuk dehesh, atëherë lejohet ngrënia dhe shitja e tyre sepse ajo (përqindje alkooli) nuk ka asnjë ndikim në shije, në ngjyrë apo në erë, ngase ajo shndërrohet në diçka të pastër dhe të lejuar. Por, nuk i lejohet muslimanit që të gatuajë diçka me të (alkoolin) apo ta hedhë atë në ushqimin që hanë muslimanët dhe as të ndihmojë në diçka të tillë.

Dhe prej Allahut vjen suksesi. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe Shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për studime shkencore dhe fetva:

Kryetar: Abdul-'Azijz bin Abdullah bin Baz

Zv/kryetar: Abdur-Rezak el-Afijfij

Përktheu: Umm 'Akil