Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=37294
Ne, gjithashtu, argumentohemi kundër disa asketëve apo disa dijetarëve, prej të cilëve ka që mendojnë se sunneti është që njeriu t’i rruajë mustaqet e tij dhe ta lëshoj mjekrën, dhe këtë e kanë kuptuar kështu nga fjala e tij – alejhi salatu ue selam:
حفُوا الشَّارِبَ وَأَعْفُوا اللِّحَى
“Hiqni mustaqet dhe lëshoni mjekrat.”
Nga kjo kuptuan se mustaqet rruhen plotësisht. Por ne themi se është obligim që të bëjmë bashkim të teksteve që janë transmetuar për një çështje të vetme dhe nga mbledhja e këtyre teksteve (haditheve) të nxjerrim hakun për të cilin argumentojnë këto tekste.
Pra, së pari: fjalët e të Dërguarit e sqarojnë njëra-tjetrën.
Së dyti: vepra e të Dërguarit e shpjegon fjalën e tij.
Andaj, kur ka thënë “hiqni mustaqet”, nga aspekti i gjuhës arabe, në esencë, mund të kuptohet “hiqni plotësisht”, “rruani plotësisht”. Siç i shohim disa sheha të Sufistëve që kanë mjekër të plotë e të bukur, kurse mustaqet të rruara fare, s’ka asgjë (nga qimet). Kur pyeten se përse (e bëjnë këtë)? Thonë: “Kështu ka thënë i Dërguari: Hiqni mustaqet.”
Por, kur i kthyem hadithit tjetër dhe këtu qëndron thelbi:
مَنْ لَمْ يَأْخُذْ مِن شَارِبِهِ فَلَيْسَ مِنَّا
“Ai që nuk heq nga mustaqet e tij, nuk është prej nesh.”
Ai që nuk heq nga mustaqet e tij... e nuk ka thënë: ai që nuk i heq mustaqet e tij. Siç është ajo që veprojnë ata Sufistë apo të ngjashmit me ta.
Ka thënë: “Ai që nuk heq nga mustaqet e tij”, që do të thotë ai që nuk i heq diçka (një pjesë) nga mustaqet e tij, nuk është prej nesh.”
Pra, nuk është nga sunneti i fjalëve (të Pejgamberit) që njeriu t’i heq plotësisht mustaqet, nga fillimi e deri në fund, ngase sunneti e shpjegon njëra-tjetrën, pastaj vjen sunneti në vepra dhe vepra e sahabëve të mëdhenj, siç thonë sot që mos të bëhet gjërat lëmsh.
Ka ardhur një transmetim në Sunenin e Ebu Daudit , Musnedin e Imam Ahmedit dhe të tjerëve nga Gjashtë Librat (Kutubu Sitteh) me zinxhir të saktë se një person erdhi te Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe i kishte lëshuar mustaqet, d.m.th. i kishte zgjatur, kështu që ai – alejhi salatu ue selam – urdhëroi t’i sillet një misvak dhe brisk, dhe ai vendosi misvakun poshtë mustaqeve që ishin zgjatur dhe e vendosi briskun sipër mustaqeve dhe i shkurtoi ato që dolën në mes misvakut dhe briskut.
Kështu që, qëllimi me lëshimin (e mustaqeve) është aq sa ato zgjaten deri sipër buzëve dhe nuk është për qëllim që ato të hiqen plotësisht duke i rruajtur ato. Dhe në bazë të kësaj ne kuptojmë se përse Umer bin Khattabi i lëshonte mustaqet dhe i zgjaste majat e mustaqeve saqë nëse zemërohej, shfrynte dhe i rrotullonte mustaqet. Andaj, sikur ai të ishte një sufist i kulluar në këtë çështje, do t’i kishte hequr qafe të gjitha qimet (mustaqet) dhe do t’i kishte hequr deri në rrënjë.
Pra, fjala “min (من) – nga” në gjuhën Arabe ka për qëllim pjesërinë (jo-tërësinë), saqë (këtë gjë e din) edhe ai që nuk lexon librat e morfologjisë, sintaksës, gjuhës si dhe gjëra të ngjashme, sepse tekstet e Kuranit t’i hapin sytë, të cilat tekste synojnë studimin e Kuranit dhe Sunnetit duke i kuptuar ato (ashtu siç duhet).
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari
12 Qershor 2015