Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin

 

 

Pyetje: A ka moshë të caktuar pjekuria (el-buluug)? Dhe nëse ka, në cilën moshë e arrin pjekurinë mashkulli?

 

Përgjigje: Ajo që është e njohur tek njerëzit e dijes, është se pjekuria ka një moshë të caktuar dhe ajo është kur mbush pesëmbëdhjetë vjeç, dhe janë argumentuar për këtë me hadithin e Ibën ‘Umerit – radijAllahu anhuma –, se ai ka thënë:

“U paraqita tek Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ditën e Uhudit, kur isha katërmbëdhjetë vjeç dhe ai nuk më lejoi (të merrja pjesë në luftë) kur më pa se nuk isha pjekur, pastaj u paraqita tek ai ditën e Hendekut, kur isha pesëmbëdhjetë vjeç dhe më lejoi.” Domethënë kur më pa se kisha arritur moshën e pjekurisë.

 

Pra, nëse njeriu arrin pesëmbëdhjetë vjeç, ai ka arritur moshën e pjekurisë. Por njeriu mund të piqet përpara se të mbushë pesëmbëdhjetë vjeç, dhe shenjë e saj është mbirja e qimeve të poshtme, që është mbirja e qimeve përreth organit; dhe mund të arrijë moshën e pjekurisë më përpara, me daljen e spermës me epsh. Sepse kur i del spermë me epsh, kur është në gjumë apo zgjuar, ai ka arritur pjekurinë, edhe nëse është vetëm dymbëdhjetë vjeç.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil