Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
(1)
بِسْمِ اللهِ
Bismil-Lah
“Me Emrin e Allahut” [1]
(2)
Nëse ka njerëz në shtëpi thua:
اَلسَّلَامُ عَلَيْكُم
Es-selamu `alejkum
“Shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju”
Nëse nuk ka njerëz në shtëpi thua:
اَلسَّلَامُ عَلَيْنَا وَ عَلَى عِبَادِ اللَّهِ الصَّالِحِينَ
Es-Selamu `alejna ue `alaa `ibadil-Lahis-saalihiin
“Shpëtimi i Allahut qoftë mbi ne dhe mbi robërit e Tij të devotshëm” [2]
Fundnotat:
[1] Transmeton Xhabir ibn Abdil-Lah – radijAllahu ‘anhu – se e ka dëgjuar Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – duke thënë: “Kur një njeri hyn në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun para se të hyjë dhe para se të hajë bukë, atëherë shejtani u thotë shejtanëve të tjerë: “Nuk ka strehim për ju në këtë shtëpi dhe as ushqim!” Ndërsa kur hyn në shtëpi dhe nuk e përmend Allahun, atëherë shejtani u thotë shejtanëve të tjerë: “E fituat strehimin!” Dhe nëse nuk e përmend Allahun as kur ushqehet, atëherë shejtani u thotë atyre: “E fituat strehimin dhe ushqimin!” [Transmeton Muslimi, 2018]
[2] Transmeton Enes ibn Malik – radijAllahu ‘anhu – i cili thotë: Më tha mua i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “O biri im, nëse hyn te njerëzit e shtëpisë tënde, jepu atyre selam, pasi që kjo do jetë begati për ty dhe për familjen tende!” [Transmeton et-Tirmidhi, 2698]
Thotë Allahu në Kur`an:
فَإِذَا دَخَلْتُم بُيُوتًا فَسَلِّمُوا عَلَىٰ أَنفُسِكُمْ تَحِيَّةً مِّنْ عِندِ اللَّـهِ مُبَارَكَةً طَيِّبَةً
“Dhe nëse hyni në ndonjë shtëpi (në shtëpinë tuaj apo në ndonjë shtëpi tjetër), atëherë përshëndetni banorët e saj me një përshëndetje që na e ka mësuar Allahu (Es-selamu alejkum), e cila është e bekuar dhe e mirë!” [En-nur, 61]
Përktheu: Servet Mata