Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 163

 

💠 Lutja kur dëgjojmë gjelin duke kënduar

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ.

Allahumme inni es-eluke min fadlike!

O Allah, më jep nga mirësitë e Tua! [1]

 

💠 Lutja kur dëgjojmë pëllitjen e gomarëve dhe lehjen e qenve

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ.

Eudhubil-lahi minesh-shejtani rraxhim!

Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar! [2]

_________________

[1] Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, ka thënë: “Kur të dëgjoni duke kënduar gjelin, lutuni Allahut që t’ju jap nga mirësitë e Tij, sepse gjeli e ka parë melekun. E kur të dëgjoni pëllitjen e gomarit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga shejtani, sepse gomari e ka parë shejtanin.”  Transmetojnë Bukhariu (3303) dhe Muslimi (2729).

[2] Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur të dëgjoni lehjen e qenve dhe pëllitjen e gomarëve natën, kërkoni mbrojtje nga Allahu sepse ata shohin atë që ju nuk e shihni.”  Transmetojnë Ebu Daudi (5103) dhe Ahmedi (14283).

 

Përktheu: Jeton Shasivari