عن عثمان بن أبي العاص - رضي الله عنه - : أنه شكا إلى رسول الله - صلى الله عليه وسلم - وجعا يجده في جسده ، فقال له رسول الله - صلى الله عليه وسلم - : " ضع يدك على الذي يألم من جسدك وقل : بسم الله ثلاثا ، وقل سبع مرات : أعوذ بعزة الله وقدرته من شر ما أجد وأحاذر " قال : ففعلت . فأذهب الله ما كان بي . رواه مسلم (1533(
Transmeton Uthman ibn Ebi el-’Aas – RadijAllahu ‘anhu – se ai u ankua tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për një dhimbje që e kishte në trupin e tij!
I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i tha atij:
“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndjen dhimbje në trupin tënd, dhe thuaj:
بسم الله
“BismiLah” (Me Emrin e Allahut) tre herë
Pastaj, thuaj shtatë herë:
أعوذ بعزة الله وقدرته من شر ما أجد وأحاذر
E’uudhu bi-‘izzeti-Lahi ue kudretiHi min sherr-rri ma exhidu ue uhaadhiru. (Kërkoj mbrojte me Fuqinë dhe Madhështinë e Allahut prej të keqes që ndjej dhe frikës ndaj saj)."
(Uthman ibn Ebi el-’Aas) tha: Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë që më kishte kapluar.
Trasmeton Muslimi, nr 1533
Përktheu: Servet Mata