📚Teufikur-Rabbil-Mun'im, 6/137
Një prej veprave më madhështore që të afrojnë tek Allahu dhe adhurimeve më të mira është vizita e të sëmurit. Kështu, ai solidarizohet me të sëmurin dhe me familjen e tij, merr pjesë në dhimbjen e tij dhe lutet që ai të shërohet. Ndoshta i sëmuri mund të shërohet për shkak të entuziazmit që ndjen brenda vetes për shkak të kësaj vizite, sepse i sëmuri shikon se vëllezërit e tij janë me të dhe se besimtarët janë si një trup i vetëm. Po ashtu, i sëmuri mund të ketë nevojë për t'u lënë porosi në lidhje me fëmijët e tij apo në lidhje me kryerjen e ndonjë nevoje të tij.
Është transmetuar në hadith se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
"من عاد مريضًا لم يزل في خرفة الجنة حتى يرجع"
“Kush viziton një të sëmurë, do të vazhdojë të jetë në vendin ku vilen frutat e Xhennetit derisa të largohet prej tij.” [Transmeton Muslim, 2568]
Përktheu: Servet Mata