Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: el-Munteka min Fetaua esh-Shejkh Salih el-Feuzan (1/459)
Pyetje: Dëgjohet shpesh nga gojët e disa njerëzve të cilët thonë se ky është “Selefij” kurse ai tjetri nuk është “Selefij”. Atëherë, çfarë nënkupton Menhexhi Selefij dhe kush janë thirrësat më të dalluar të tij nga mesi i Ulemave të Muslimanëve? Dhe a lejohet që t’i quash ata Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah apo el-Firkatun-Naxhieh (Grupi i Shpëtuar)? Gjithashtu, a mund të konsiderohet kjo (d.m.th. emërtimi Selefij) si tezkije për veten?
Përgjigje: Ajo që nënkupton Menhexhit Selefij është rruga të cilën ndoqën Selefët (të Parët) e këtij Umeti, që nga Sahabët, Tabi’inët dhe Imamët e ndritur të Akijdes së saktë, Menhexhit të pastër dhe Imanit të vërtetë, si dhe të kapurit fort pas Islamit duke qenë i bazuar në Akijde, në Sheriat, në moral dhe edukatë, ndryshe nga rruga që ndjekin Bidatçijtë dhe njerëzit e devijuar.
Mes thirrësave më të dalluar të Menhexhit Selefij janë katër Imamët (Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed), Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab me studentët e tij, si dhe njerëzit e tjerë që sollën përmirësim, pasi çdo periudhë ka dikë që do ta ngrejë këtë thirrje për Allahun.
Nuk ka problem që ata i quajnë vetet e tyre Ehi-Sunneh uel-Xhema’ah, duke u dalluar kështu nga ata që ndjekin medh’hebet e devijuara dhe kjo nuk është vetëlavdërim (d.m.th. nuk është tezkije), por në të vërtetë ky është vetëm një dallim i njerëzve të Vërtetës nga njerëzit e të Pavërtetës.
Përktheu Alban Malaj