nga Shejkhu i nderuar, Muhamed bin ‘Umer bin Salim Bazmul

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139785

3.3 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve gjykimi me bidat mbi një person specifik përveç se pasi që të jetë ngritur argumenti, të plotësohen kushtet dhe të hiqen pengesat.

3.4 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve gjykime me kufër mbi një person specifik përveç se pasi që të jetë ngritur argumenti, të plotësohen kushtet dhe të hiqen pengesat.

3.5 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve ekstremizmi në hakun e të Dërguarit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe barazimi i tij me Allahun e Lartësuar.

3.6 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve dhënia e pagabueshmërisë çdokujt tjetër në vend të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.

3.7 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve tekfiri mbi njerëzit, me përjashtim për kufrin që është përmendur në Sheriat.

3.8 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve neglizhimi i të folurit për Teuhidin e Allahut të Lartësuar dhe ngulitjen e tij tek njerëzit, sepse ai është themeli mbi të cilin ngrihet Islami tek gjithkush.

3.9 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve që tema kryesore e davetit përhapja e revolucioneve, edhe nëse bëhet në emër të përmirësimit ekonomik, dhe as veprimtaria politike, edhe nëse bëhet në emër të përmirësimit politik.

4.0 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve shpikja e besëlidhjes për dikë tjetër në vend të prijësit që ka marrë mbi krye çështjen e Muslimanëve dhe Xhematin e tyre.

4.1 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve braktisja e imitimit dhe pasimit të të Dërguarit – ‘alejhis-salatu ues-selam -.

4.2 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve nderimi i njeriut të bidatit.

4.3 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve justifikimi absolut me injorancë, porse ata justifikojnë me injorancë atë që u mundua të mësojë dhe e kërkoi diturinë e nuk neglizhoi, dhe ajo që doli prej tij ishte në varësi të sasisë së dijes së tij.

4.4 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve vepra përpara dijes, porse ata fillonin me dijen përpara veprës. Ka thënë i Lartësuari: “Dije pra se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për Besimtarët dhe Besimtaret.” [Muhammed, 19]

4.5 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve të folurit dhe muhabetet e shumta, porse ata thonin: “Kujt i shtohen fjalët do t’i shtohen gafat.” Ata heshtin aq shumë saqë njerëzit mendonin se ata ishin të paaftë, porse ajo ishte veçse nga frika që kishin nga Allahu.

4.6 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve braktisja e veprës me diturinë, sepse është transmetuar nga ata: “Thirre diturinë me veprën, nëse ajo i përgjigjet (është në rregull), përndryshe ajo (dituria) do të largohet.”

4.7 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve hyrja në polemika me njerëzit e Batilit (të pavërtetës), sepse Muslimani nuk ia ekspozon fenë e tij epsheve.

4.8 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve braktisja e kthimit tek Dijetarët, porse ata i thërrisnin njerëzit që të uleshin tek Dijetarët dhe të mbaheshin fort mbas tyre.

4.9 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve marrja e Ta’dilit kur ka Xherh Mufesser (kritikë të sqaruar me argumente), përveç nëse ai që ka bërë Ta’dil e përmend Xherhin dhe e refuzon atë me dije.

5.0 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve marrja e Xherhit Muxhmel (kritika e pa sqaruar e me fjalë të përgjithshme) që është bërë kundër dikujt që njihet drejtësia e tij (në fe e në karakter), përveç nëse ai sqarohet apo nëse vjen nga ndonjë imam i madh, sepse atëherë nefsi anon kah ai.

5.1 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve animi kah njerëzit e bidatit dhe patja e marrëdhënieve të mira me ta.

5.2 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve dalja nga domethëniet e teksteve (të Sheriatit) nga bazat e Gjuhës Arabe dhe kuptimi i Selefëve të Devotshëm.

5.3 Nuk është prej Menhexhit të Selefëve të folurit me fjalë të përgjithshme dhe lënia e detajeve dhe sqarimeve.

Përktheu: Alban Malaj