Shejkhu i nderuar, Doktori: Ahmed bin ‘Umer Bazmul, Allahu e ruajttë.
Burimi: https://twitter.com/alrehabi
49. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se në kohën e fitneve nuk flasin për to vetëm se dijetarët që i njohin ato.
50. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se selefiju besnik e mbron Menhexhin Selefij përpara se ta mbroj veten e tij.
51. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se selefiju nuk e merr Menhexhin Selefij si mjet për të fituar udhëheqje apo për të kërkuar kryesi.
52. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se selefiju besnik nuk kërkon dhe nuk ec drejtë udhëheqjes dhe kryesisë për veten e tij.
53. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se dashuria për udhëheqje dhe kryesi për veten tënde është prej pozitës së pasuesve të ëndjeve.
54. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se pasuesit e ëndjeve gjatë kohës së fitneve mund të qëndrojnë me ata që i kundërshtojnë, për ta poshtëruar selefijun besnik.
55. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: që të qëndroj në të vërtetën, edhe në qoftë se vërsulen dhe shtohen armiqtë.
56. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se refuzimi i të kotës (batil) dhe ngritja e të vërtetës nuk është dëmtim dhe armiqësim, përkundrazi, është ndihmesë për të padrejtin dhe për atë që i është bërë padrejtësi.
57. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se selefiju besnik e pranon kritikën, madje ai gëzohet me kthimin (pendimin) e tij me qëllim që të pakësohet pasimi (numri i atyre që do ta pasojnë atë në bidate apo devijime sh.p).
58. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se pasuesi i dyshimit mendon se çdo britmë është kundër tij. Dyshuesi ishte gati për të thënë: “Më merrni.”
59. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se shprehjet dhe fjalët e përgjithshme në kohë fitnesh, e ndihmojnë të kotën (batilin) dhe e humbin të vërtetën.
60. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se selefijun e vërtetë nuk e dëmton përpjeka e disave për ta përdhosur figurën e tij, përkundrazi, ai e shton qëndrimin në të vërtetën dhe ngritjen tek Allahu.
61. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se intrigantët në radhën e selefijve demaskohen, për shkak të mungesës se shoqërimit të tyre me selefijt besnik.
62. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se intrigantët në radhën e selefijve i demaskon qëndrimi i tyre zhgënjyes ndaj të vërtetës dhe përkrahja e tij ndaj kundërshtarëve.
63. Më ka mësuar Imami i Xherhit dhe T’adilit: Rabij el-Medkhalij, me fjalën dhe veprën e tij: se intrigantët në radhën e selefijve i demaskojnë fjalët dhe shprehjet e tyre të qarta nga ajo që kanë në zemër.
Vazhdon...
Përktheu: Jeton Shasivari