Si të trajtohen disa njerëz që i braktisin (me hexhër) të tjerët dhe përhapin thashetheme për ta se janë hizbij

Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=107484

Pyetje: Si të trajtohen disa njerëz që i braktisin (me hexhër) të tjerët dhe përhapin thashetheme për ta se janë hizbij duke mos sjellë argument. Pra, cila është këshilla juaj për ta?

Përgjigje nga Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhali: Së pari: O biri im! Nuk njoh ndonjë dijetar që është në Sunnet i cili të kritikoj (me xherh) duke mos sjellë argument të qartë, kjo është kështu ngase kritika (xherh) dhe lavdërimi (t'adil) është Fe, Allahu ka porositur me të, kështu që, lavdërimi është tezkije, kurse kritika është e kundërta e saj.

Pra, njeriu është përgjegjës Ditën e Gjykimit se cilin e ka lavdëruar; a është ai i kualifikuar për të lëvduar apo jo? Kështu që, ai që e lavdëron atë që e meriton kritikën (xherhin) dhe ai e di këtë, atëherë, me të vërtetë ai është tradhtar ndaj Islamit dhe njerëzve të tij dhe ai që kritikon një person i cili e meriton lavdërimin, e ka kritikuar atë pa argument të qartë, atëherë, edhe ky është tradhtar ngase e ka akuzuar atë me turpe dhe bidat.

Kështu që, ne e këshillojmë veten tonë dhe të gjithë ata që na dëgjojnë këtu dhe përmes internetit, që të mos nguten në këtë gjë, ngase xherhi dhe t'adili u takon njerëzve të dijes, njerëzve të përvojës dhe të cilët janë të shkathët dhe njohës të fjalëve dhe njerëzve të saj.

T'i kritikosh fjalët (pa mos zënë në gojë emra njerëzish), nuk ka ndonjë problem këtu, të thuash: "Kjo është Kutbije," "Kjo është fjalë e Tebligëve," "Kjo është fjalë e Sufistëve," apo të kritikosh në përgjithësi, sikur thua: "Ai që e thotë këtë është Teblig," "Ai që e thotë këtë fjalë është Ikhuanij," "Ai që e thotë këtë fjalë është Kutbij."

Kjo të takon ty, nëse është në përgjithësi. Për shembull kur thua: "Ai që e pi alkoolin është i shthurur," "Ai që e braktis namazin duke e mohuar obligueshmërinë e tij është kafir dhe ai që e lë namazin nga neglizhenca është kafir duke u bazuar në verifikim (tahkik), kjo të takon ty ngase je në pajtim me Sheriatin. Porse (të thuash) filani nga njerëzit. Jo! Duhet patjetër që të bashkohen tek ai kushtet dhe të hiqen pengesat.

Përktheu: Jeton Shasivari