Autor: Shejkh Ahmed bin ‘Umer Bazmul
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142570
Një vërejtje e shpejtë.
Ma kanë transmetuar disa njerëz se unë paskam thënë se ka selefij dhe ka bidatçij si dhe ekziston një gjendje në mes këtyre dy gjendjeve, nuk cilësohet si selefij dhe nuk cilësohet si bidatçij.
Po ashtu ky selefij ka gabime dhe dijetarët e këshillojnë atë, pra nëse vërehet se ai këmbëngul në gabime, atëherë ne i këshillojmë të rinjtë tanë të cilët nuk dijnë, i këshillojmë të rinjtë tanë selefij që të mos prezantojnë tek ai, por të prezantojnë tek dijetarët selefij që janë të qartë. Dhe unë nuk them se ky selefij i cili ka gabime dhe këmbëngul në to dhe dijetarët e këshillojnë atë, nuk them se ai nuk është as selefij e as bidatçi. Këtë nuk e them.
Dhe ai që e thotë këtë për mua, atëherë ai ka gënjyer për mua. Dhe nëse e kam thënë gabimisht apo se ka dalë nga gjuha ime, atëherë kjo është gabim që nuk e kam patur për qëllim dhe i kërkoj Allahut falje për këtë. Porse unë nuk dijë që ta them këtë, andaj ai që transmeton këtë nga unë pas kësaj dite, atëherë ai është gënjeshtar.
Allahu e di më së miri.
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahuit qofshin për Pejgamberinë tonë Muhamedin, për familjen e tij dhe për shokët e tij në përgjithësi.
Ligjëratë e mbajtur më 23 Rebi’ul-Akhir, 1435H / 24 Shkurt, 2014
Përktheu: Jeton Shasivari