Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin
“Thirrës për në dyert e xhehenemit, kush ju përgjigjet atyre, do t’i hedhin në të.” (Hadith).
Këta janë sherr i madh. Ata nuk u mjaftuan tek e keqja e vetëve të tyre, por i thirrën edhe të tjerët. Siç ka thënë i Lartësuari:
وَجَعَلْنَاهُمْ أَئِمَّةً يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ لَا يُنصَرُونَ
“Ne i kemi bërë ata prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në Ditën e Gjykimit ata nuk do të ndihmohen.” El-Kasas, 41
Thirrës për në dyer e zjarrit. (Ju thonë): Hajdeni! Hajdeni këtu, këtu, këtu! Ai që u përgjigjet atyre, do ta hedhin në të. Ky (hadith) përfshin çdonjërin që thërret për në devijim dhe bidate, sipas bidateve që ka. Po ashtu përshin çdonjërin që thërret për në fitne, siç është kryengritja kundër udhëheqësve dhe i nxit njerëzit për në kryengritje si dhe gjëra të ngjashme. Ummeti Islam nuk është dëmtuar vetëm se me këtë – me bidate dhe kryengritje kundër udhëheqësve.
Bidati i Rafidijve ka prishur një pjesë të madhe të ummetit dhe bidati i Khauarixhëve gjithashtu. Pastaj u shtuan bidatet siç dihet, tek këta njerëz si puna e këtyre (Rrafidijve dhe Khauarixhëve). Pra, këta janë thirrës për në dyer e zjarrit, ai që ju përgjigjet atyre, e hedhin në zjarr. Mirëpo nuk do të thotë se çdo thirrës prej tyre është qafir apo thirrës për në kufër, por kjo është sipas asaj që thërret për te ajo, ajo në të cilën thërret mund të jetë e vogël dhe mund të jetë shumë e madhe.
(Sahabiu) i thashë o i Dërguari i Allahut: “Na përshkruaj neve (kush janë thirrësit për në zjarr)?” ai tha: “Ata janë nga ne dhe flasin me gjuhën tonë.”
“Nga ne” d.m.th. nga populli jonë, nga Arabët. “Dhe flasin me gjuhën tonë” d.m.th. flasin Arabisht. Dhe kjo ka ndodhur dhe kanë ndodhur fitne të mëdha dhe sprova nga duart e njerëzve që janë nga mesi jonë, nga Arabët, më herët si dhe më vonë, e deri sot e kësaj dite. E lusim Allahun për shpëtim dhe mirëqenie.
Përktheu: Jeton Shasivari