Autor: Shejkh Rabij' bin Hadij el-Medkhalij

Shkëputur nga një lidhje telefonike me Shejkhun në datën 13 Janar 2001 në Lejster (Leicester) Britani dhe është inçizuar në kasetë.

Pyetje: A na lejohet që t’u drejtohemi vetëm disa dijetarëve Selefijinë të cilët i njohin problemet tona në mënyrë që ata t’i zgjidhin debatet metodologjike që kemi këtu në qendrën tonë, kështu që të mos bëhet asnjë mashtrim në pyetjet (që do t’i paraqiten dijetarit)?

Shejkh Rabij' bin Hadij: Tek kjo gjë ka tehezzub (ndarje, hizbije). Ne i kemi parë disa njerëz se kanë hizbije për njerëzit e Shamit, disa të tjerë kanë hizbije për njerëzit e Rijadit kurse disa të tjerë kanë hizbije për njerëzit e Jemenit. Dhe e gjithë kjo është ndarje dhe hizbije. Gjithsesi, bëjini dijetarët që të dalin të gjithë bashkë para jush sepse ata janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të dashurit tuaj dhe miqtë tuaj. Ngase ky dallim dhe kjo ndarje nuk është njohur më parë përveç se në ditët e sotme. Dhe kanë filluar të bëhen përpjekje për t’ë specifikuar këtë apo atë filan (dijetar) për të zgjidhur problemet dhe ne e kemi hedhur poshtë këtë gjë pasi këto shfaqje mendjemadhësie na kanë ardhur nga Amerika ku çdo grup kërkon t’i drejtohet për veten e vet një dijetari specific. Kjo është hizbije. Prandaj konsiderojini vetet tuaja në të gjithë botën si një Xhemat i vetëm dhe konsiderojini dijetarët në të gjithë botën si të pandashëm, si një vëllazëri dhe lëreni këtë patriotizëm dhe këto gjëra që sjellin ndarje dhe përçarje.

 

Kjo për arsye se mes dijetarëve ka të atillë që janë tepër të butë (mutesahil), ka nga ata që janë të drejtë dhe të paanshëm dhe ka nga ata që janë mjaft të ashpër. Këshu, nëse doni me çdo kusht atë që është i ashpër, ai nuk do t’u japë atë që dëshironi; dhe nëse doni me çdo kusht atë që është tepër i butë, ai nuk do t’u japë atë që dëshironi. Prandaj llogaritini të gjithë dijetarët – Allahu ju bekoftë – në mënyrë që të përfitonin nga të gjithë ata... Allahu ju bekoftë.

Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamed.

 

Përktheu: Alban Malaj