Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i
Burimi: Tuhfetul-Muxhijb, fq. 209
Pyetje: Ata të cilët më përpara kanë qenë ne menhexhin e saktë dhe pastaj devijuan, a lejohet të dëgjosh kasetat e tyre apo të lexohesh librat që ata kanë shkruajtur përpara se të devijonin?
Përgjigje: Unë nuk këshilloj njeri që të dëgjojë ligjëratat e tyre apo të lexojë librat e tyre. Më ka bërë shumë përshtypje thënia e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes: “Sikur Allahu të mos e kishte sjellë Bukharin dhe Muslimin, Allahu gjithësesi do ta kishte ruajtur Fenë e Tij.” E nuk ka dyshim se Allahu e ka ruajtur Fenë e Tij.
Allahu ka thënë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ (٩)
“Ne e zbritëm Librin dhe Ne do ta ruajmë atë.” [el-Hixhr, 9]
Kështu që, unë i këshilloj njerëzit që t’i braktisin librat dhe audiot e tyre, si dhe të qëndrojnë larg mësimeve dhe ligjëratave të tyre…
Përktheu Alban Malaj