Burimi: Garratul-Eshritah (1/10)

 


 

“...Unë të këshilloj të rrish larg këtyre grupimeve dhe xhemateve të bidatçijve, siç është Xhemati i Ikhuanul-Muslimin, Xhemati Tablig dhe Xhemati i injorantëve dhe idiotëve të Xhihadit. Ti e ke detyrë që të kapesh mbas mexhliseve të dijetarëve të Sunetit dhe pas këshillave të tyre për ato që ndodhin. Dhe ruhu nga vesveset e hizbive ngase ato janë sikur vesveset e shejtanit [1]:

 

يعدهم ويمنيهم وما يعدهم الشيطان إلا غروراً

 

Ai u premton dhe i josh ata me shpresa, por ato që premton shejtani janë vetëm mashtrime.” [en-Nisa, 120]

 

E s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut! Sa prej të rinjve që ishin të drejtë, hafiza Kur'ani dhe të dalluar në dijen e Sunetit u prishën nga premtimet e rreme të hizbive, të cilët do të pyeten para Allahut ‘Azze ue Xhel për këtë devijim. E neve na mjafton Allahu; Ai është Mbrojtësi më i mirë.”

 

[1] Shënim i përkthyesit: Për t’u ruajtur nga vesveset dhe dyshimet e shumta që mjegullojnë menhexhin Selefij referoju kategorisë së veçantë që ndodhet në Selefi.org me titull, “Refuzim i Dyshimeve dhe Vesveseve rreth Menhexhit” pasi aty do të gjesh mburojën më të mirë me lejen e Allahut të Lartësuar.

 

 

Përktheu: Alban Malaj