Autor: Shejkh Ahmed Ibn ‘Umer Bazmul

 

Pyetje: Kemi  disa “thirrësa” dhe “studentë të dijes” në Amerikë të cilët ia atribohen Ehli-Sunetit. Mirëpo ata shkojnë tek njerëzit e bidatit dhe japin mësim dhe ligjërata në xhamitë e tyre. Ajo që është e qartë është se ata (nxënësit dhe thirrësat) nuk i refuzojnë bidatet që kanë ato individë. Në të njëjtën kohë njerëzit e bidateve japin mësime në këtë xhami (në të njëjtën xhami ku shkojnë këto studentë dhe thirrësa). Këta studentë e thirrësa të cilët i atribohen Ehli-Sunetit thonë: “Nëse ne nuk shkojmë tek ata, atëherë kur do ta mësojnë ata Sunetin?". Në të njëjtën kohë njerëzit e bidateve e përdorin ardhjen e këtyre (studentëve dhe thirrësave që i atribohen Ehli-Sunetit) në xhamitë e tyre si argument që ata (njerëzit e bidatit) janë në hak. Cila është përgjigja juaj për këtë çështje?


Përgjigje nga Shejkh Ahmed Bazmul: Kjo pyetje është degëzim i pyetjes së mëparshme. Ne po mbajmë mendim të mirë për këta persona se janë Selefijunë, mirëpo me logjikën dhe ixhtihadin e tyre, ata menduan se ka dobi në shkuarjen për të dhënë mësim në xhamitë ku janë bidatçinjtë ose aty ku vijnë bidatçinjtë.

Ndërsa ne themi këtyre personave: “Ejani të gjykohemi me menhexhin e Selefus-Salih (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre), cili ishte Menhexhi i Selefëve në lidhje me këta individë?” Nuk ka dyshim se menhexhi i tyre ishte: të qëndrohet larg nga xhamitë dhe vendet ku vijnë dhe gjenden dhe ka shumë nga njerëzit e bidatit. Cili nga dy rrugët është më e mira? A është rruga e Selefëve apo rruga e atyre të rinjve? Padyshim që tek rruga e Selefus-Salih (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) është mirësia dhe shpëtimi.

Dhe siç ka ardhur në pyetje, dhe pyetja në vetvete përmban përgjigjen, dhe përgjigja është shumë e rëndësishme, e cila është: ajo për të cilën kanë paralajmëruar dijetarët është se shkuarja e Selefijve në vendet e bidatçijve, i mashtron njerëzit e thjeshtë dhe ata do të mendojnë se kjo xhami dhe ata që vijnë në atë xhami – qofshin Selefijinë apo jo – janë që të gjithë në Hak. Arsyeja përse shumica e njerëzve  janë mashtruar dhe devijuar është për shkak të veprimit të Selefijve të cilët shkojnë në këto vende.

Gjithashtu siç e kemi në pyetje, ata nuk i refuzojnë ata njerëzit e bidatit. Atëherë çfarë dobie ka shkuarja tek ata? Fakti se disa prej Dijetarëve të Mëdhenj kanë shkuar tek disa nga vendet ku ishin njerëzit e bidatit, apo ata (njerëzit e bidatit) prezantonin në mbledhjen me disa prej Dijetarët e Mëdhenj si Shejkh Abdul-‘Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë), nuk duhet të përdoret si argument.

Dallimi mes këtyre dy (situatave) është shumë i madh dhe këtë e ka sqaruar Shejkhu jonë, dijetari i madh Ubejd el-Xhabirij (Allahu e ruajt). Në të vërtetë, kur Shejkh bin Baz (Allahu e mëshiroftë) shkoi në krahina apo vende të tilla, ai foli me të vërtetën, e shfaqi haptazi atë, hodhi poshtë të pavërtetën, dhe e shkatërroi atë. Gjithashtu, nëse njerëzit e të pavërtetës vinin tek ai, ai i refuzonte ata dhe ua mbyllte gojën me argumente dhe fakte.

Pra, nëse ata shkojnë në këto vende për qartësuar të vërtetën, për të thirrur në Sunnet, për të luftuar bidatet, atëherë kjo është gjë e mirë. Mirëpo, unë i sfidoj ata që të shkojnë tek ato vende që të qartësojnë Sunnetin dhe ti lënë ata (bidatçinjtë).

Por në të vërtetë (nëse ata do ta bënin këtë) njerëzit e bidateve do t’i refuzojnë Selefijinë, do ua plasin dyert në fytyrë dhe do t’i shajnë. Vërtet, shkuarja e Selefive në këto xhami ose në këtë xhamitë ku janë të pranishëm njerëzit e bidateve, nuk u lehtësohet Selefive shkuarja në xhaminë e tyre përveç se duke iu servilosur njerëzve të bidatit. Dhe pikërisht ky është gabim dhe rreziku për të cilin kanë paralajmëruar Selefët.

Me të vërtetë ne jemi sprovuar dhe kemi parë se njerëzit e bidateve nuk lavdërojnë askënd me përjashtim të atyre që janë me ta në të njëjtin menhexh, ose ata të cilët heshtin para të vërtetës. Dhe të dyja grupet janë në devijim, sepse ai që është në bidate dhe devijim, atëherë ai është njësoj si ata (njerëzit e bidatit); dhe kush është i heshtur para të vërtetës, ai është një shejtan memec. Pra ai është shejtan memec.

E si është çështja e atij që me praninë e tij ua zbukuron njerëzve të thjeshtë dhe i mashtron ata që të mendojnë se (njerëzit e bidatit) janë në hak? Nuk ka dyshim se kjo çështje është e rrezikshme! Unë e përsëris sërish dhe u them këtyre të rinjve, kijeni frikë Allahun për vetet tuaja dhe për vëllezërit tuaj Muslimanë në çdo vend! Mos u mashtroni ata me shkuarjen tuaj tek ato xhamija. Xhamitë e Ehli Sunnetit janë të mjaftueshme për të mos shkuar në ato vende që janë të populluara nga njerëzit e bidateve.

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj