Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij (rahimehullah)
Burimi: el-Mekhraxh minel-Fitneh fq.130
Ne i kemi detyruar vetet tona që të mos bëjmë harrame, të mos e braktisim atë që është uaxhib dhe të mos bëjmë bidat për hir të dobisë së davetit [1], ngase Allahu (Subhanehu ue Te’ala) na ka urdhëruar që të ecim drejt, dhe ka thënë:
فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ
“Andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij!” [Fussilet, 6]
Dhe Ai ka thënë, duke inkurajuar për të ecur drejt (në Rrugën e Tij):
نَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلائِكَةُ أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ (30) نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ (31) نُزُلاً مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ
“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni. Dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” [Fussilet, 30-32]
Fundnotë:
[1] Dhe kjo është e kundërta e asaj që bëjnë disa xhemate, ngaqë ai [që ndjek ato xhemate] është gati që ta rruajë mjekrrën e tij dhe të thërrasë ezanin në ndonjë lagje në vend të punës më të mirë (që është daveti), dhe ai heq dorë nga uaxhibatet për hir të interesit të davetit. Porse në realitet, ai me këtë që bën e shkatërron davetin, sepse kështu njerëzit do t’i përçmojnë ata që thërrasin për tek Allahu, sikurse është gjendja aktualisht. Dhe argumenti më i madh për këtë është neglizhenca që e ka daveti i Ikhuanul-Muslimun, për shkak se shumë prej tyre nuk i përmbahen Sheriatit.
Përktheu: Alban Malaj