Ka dallim mes transmetimit të hadithit dhe kërkimit të diturisë. Sepse na vijnë disa nxënës të diturisë dhe thonë:

"Imam Bukhari ka transmetuar hadithin nga disa bidatçij! Filani ka transmetuar hadithin nga disa prej khauarixhëve! Filan dijetar ka transmetuar nga të tjerët si puna e tyre! Atëherë ju qysh na pengoni neve dhe na thoni: Mos u ulni te bidatçijtë dhe mos kërkoni diturinë te bidatçijtë!"

Ne themi se, transmetimi konsiderohet i sigurt që nuk ka defekte, nëse garantohet që nuk ka gënjeshtër në të. Ai thjesht po na përcjell neve fjalën e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - pa shtuar asgjë në të!

Kurse dituria nuk merret prej tij sepse ai do të na përcjellë neve atë që kupton ai nga dituria! Atij nuk i zihet besë te kuptimi i tij! Nuk ka dyshim se çdo bidatçi do të japë mësim një dituri që është e ndikuar nga bidati i tij. Madje edhe në gramatikë, nëse ai që jep mësim lëndën e gramatikës është bidatçi, ai ka për të futur në lëndën e gramatikës bidatin e tij. Unë ju kam përmendur juve Ibën Xhinijin, i cili është nga dijetarët e mëdhenj të gjuhës arabe dhe ishte muëtezili, se në të gjithë shembujt që ka sjellë ai në librin e tij el-Khasa'is, janë shembuj që përkrahin akiden e muëtezilive.

 

Përktheu: Alban Malaj