Shejkh Abdullah el-Gudejan


Pyetje:

Pyetja e fundit o Shejkhu jonë. Nëse një musliman është siguruar se filani prej njerëzve po thur komplot që të shkatërroj një ndërtesë këtu në Britani, pra a ka ndonjë të keqe për të - o Shejkh - që ta lajmëroj policinë? Allahu ju bekoftë.

Përgjigje nga Shejkh Abdullah el-Gudejan:

Përgjigja është: kjo është obligim (uaxhib). Ai e ka për obligim që t’i lajmëroj ata sepse ky është tejkalim i kufijve me pa të drejtë, kjo është padrejtësi. Kurse i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

انْصُرْ أَخَاكَ ظَالِمًا أَوْ مَظْلُومًا

“Ndihmoje vëllain tënd zullumqar apo që i është bërë zullum.”

Ai i tha: “Si ta ndihmoj atë nëse ai është zullumqar?” Ai tha: “Ta ndalosh atë nga zullumi.”

Pra kjo (lajmërimi i tij tek autoritet) është pengim i muslimanit nga zullumi, dhe pengim nga zullumi ndaj njerëzve të cilëve do t’u ndodh kjo fatkeqësi. Dhe po ashtu, në të ka dobi për imazhin e shoqërisë dhe në atë shoqëri ka shumë musliman.

Pra, këto tre këndvështrime:

1. Kjo është ndihmë për atë që do të vras veten (kamikazin) duke e penguar atë.

2. Është shpëtim nga ajo që do të shkaktoj kjo vetëvrasje, që nga vrasjet e plagosjet.

3. Po ashtu është ndihmë për muslimanët e tjerë, të cilët mund t’i vuajnë pasojat (fyerjet, sulmet) nga kjo gjë, qoftë edhe prej larg.

Pra, këto tre këndvështrime të gjitha bëjnë pjesë në fjalën e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

انْصُرْ أَخَاكَ ظَالِمًا أَوْ مَظْلُومًا

“Ndihmoje vëllain tënd zullumqar apo që i është bërë zullum.”

Prej Allahut vjen suksesi.

Video në AudioSelefi.org


Përktheu: Jeton Shasivari