Shejkh Albani
Burimi: Silsiletul-Huda ue-Nur, kaseta 830, minutat 00:43:45
Pyetje:
A kuptohet detyrimisht se atë që ka urdhëruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të vritet për shkak të bërjes së një harami të caktuar, se ai (person) e ka konsideruar të lejuar atë gjë (istehal-le), kështu që ai (Pejgamberi) ka urdhëruar që ai të vritet.
Shejkh Albani: Si?
Pyetësi: A kuptohet detyrimisht se nëse Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëron që filani të vritet, i cili ka bërë një gjynah, dhe ai, vetëm me këtë bërje të mëkatit është mustehil, dhe me këtë istihlal ai është kafir?
Përgjigje nga Shejkh Albani:
Kjo është po ashtu prej gënjeshtrave të tyre. Dhe hadithi (që tregon) për atë grua që bëri zina dhe ai (‘alejhi salatu ue selam) në lidhje me të ka thënë:
“Ajo është penduar me një pendim të sinqertë, sikur ta ndajë atë tek banorët e Medines, do t’u mjaftonte atyre.”
Megjithëse ai (Pejgamberi) e dënoi atë (me gurëzim). Pra, kjo është prej gënjeshtrave të tyre dhe prej largimit të tyre nga shumë tekste (të Kurani dhe Sunetit) të cilat i kundërshtojnë ëndjet e tyre. Dhe për këtë arsye, un nuk shoh - o vëlla – ndonjë dobi të madhe në përmendjen e dyshimeve të atyre të devijuarve, sepse kjo problematikë nuk mbaron.
Pyetësi:
Po përmend hadithin – o Shejkh – që e transmeton Bera bin ‘Azib, i cili ka thënë: “E takona xhaxhanë tim, Ebu Burdeh bin Nejjar dhe ai me vete kishte një flamur. Kështu që, i thashë atij: O xhaxha, ku po shkon? Ai tha: Më ka urdhëruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të shkoj tek një njeri i cili është martuar me gruan e babit të tij, dhe ta vrasë atë.”
Shejkh Albani: Mirë! Çfarë ka tek ky (hadith)?
Pyetësi: Ky (hadith) është argument se atë që Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar të vritet për shkak se ai ka rënë në këtë ndalesë (haram). Nga kjo kuptohet detyrimisht se ai ka konsideruar atë gjë hallall (istehal-le).
Shejkh Albani: O vëlla! Kuptova. Por cili është argumenti për këtë?
Pyetësi: Se ai është martuar (me gruan e babait të tij) dhe kjo është istihlal.
Shejkh Albani: O vëlla! Nuk u kundërshtuam. Ai që vret një njeri besimtarë, a nuk është kjo istihlal (në vepër e jo me zemër)?
Pyetësi: Po.
Shejkh Albani: A është ai kafir?
Pyetësi: Nuk është kafir.
Shejkh Albani: Cili është dallimi në mes kësaj dhe asaj? Ashtu siç të thash pak më parë: cili është dallimi në mes kufrit në një vepër dhe kufrt në një vepër (tjetër)? Cili është dallimi?
Pyetësi: Nuk ka dallim.
Shejkh Albani: Kjo është prej kësaj (d.m.th e njëjta gjë) – o vëlla – kështu që, njeriu mund të bëj interpretime në lidhje me tekstet e Kuranit dhe Sunetit. Të Krishterët - ndoshta ju e dini këtë – të Krishterët argumentohen me disa tekste të Kuranit për (besimin) e tyre në Trinitet dhe kufrin e tyre. Nuk ka mundësi që ëndjeve t’u vësh kufi, përveç se t’i pasojmë plotësisht Selefët e devotshëm. Dhe ky është ‘gjykatësi’ që gjykon në mes nesh dhe atyre, përndryshe ata do të vijnë ty me çdo argument të cilin ata e interpretojnë gjersa të përputhet me epshet e tyre. Prandaj, të thash: kjo problematikë nuk mbaron.
Përktheu Jeton Shasivari