Në të vërtetë që dhënia e gjykimit se dikush nuk ka iman, dhënia e gjykimit me tekfir mbas dijes se çfarë është kufri, mbasi që u vërtetua kufri te një individ apo te një xhemat, atëherë, gjykimi me tekfir u takon vetëm njerëzve të dijes dhe nuk i takon çdokujt. Sepse që të bëhet bashkimi midis këtij muslimani dhe kësaj vepre që të nxjerr nga feja, në mënyrë që të deklarohet se ai ka dalë nga feja, pikërisht kjo çështje ka nevojë për analizën e një dijetari muxhtehid e fekih, i cili i njeh kushtet e tekfirit dhe pengesat që të ndalojnë nga bërja e tekfirit, si dhe e di se me çfarë justifikohet njeriu dhe me çfarë nuk justifikohet.
Përktheu: Alban Malaj