El-Fetaua el-Muhimme Fij Tebsijril-Ummeh (fq.76)
Tani vijmë tek sulmet vetëvrasëse. Kjo është çfarë dimë ne nga Japonezët dhe ata si puna e tyre (pilotët kamikazë), kur një njeri e sulmonte një anije luftarake Amerikane me aeroplanin e tij dhe ai shpërthente bashkë me aeroplanin e tij, por ai do të godiste ushtrinë që gjendej në anijet luftarake Amerikane.
Ne themi: Sulmet vetëvrasëse tani, në kohën e tashme, të gjitha ato nuk janë të lejuara (në Sheriat), dhe të gjitha ato janë të ndaluara, dhe ato mund të jenë prej atyre llojeve (të vetëvrasjeve) në llogari të së cilës ai që e ka kryer atë do të qëndrojë në Zjarr përgjithmonë. Sa për sulmet vetëvrasëse si formë afrimi nëpërmjet të cilave personi afrohet tek Allahu, personi sot lufton për hir të tokës së vet, në rrugë të kombit të vet.
Këto sulme vetëvrasëse nuk janë absolutisht Islamike.
Për shembull, individë që hipin në male dhe shkojnë tek një ushtri e çifutëve dhe vrasin një numër prej tyre dhe pastaj vriten edhe vetë - ku është dobia në këtë çështje? Këto iniciativa individuale nuk kanë një përfundim (të dëshiruar) që rezulton se është në dobi të da’ues Islame, absolutisht. Për këtë arsye ne i themi të rinjve Muslimanë, ruajini jetët tuaja me kusht që ju të studioni fenë tuaj Islame dhe që ju ta njihni atë me një njohje të saktë, dhe që ju të veproni sipas saj brenda kufijve të dijes suaj, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Përktheu: Alban Malaj