Shejkh Albani, Allahu e mëshiroftë
Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, kaseta nr. 565, minutat 07:59
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138520
Bisedë telefonike me Shejkh Albanin – Allahu e mëshiroftë.
Shejhku: Po!
Pyetësi: Esselamu ‘alejkum ue rahmetullah.
Shejkhu: Ue ‘alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Pyetësi: Si je o Shejkh?
Shejkhu: ElhadmuliLah, mirë.
Pyetësi: Kemi disa pyetje, Allahu ju bekoftë.
Shejkhu: Urdhëro.
Pyetësi: Nëse shpallet Xhihad në Algjeri, a është për obligim xhihadi siç është rasti në Afganistan?
Shejkhu: Kush është ai që do ta shpall Xhihadin në Algjeri, i forti apo i dobëti ?
Pyetësi: I dobëti?
Shejkhu: Eh, kurse i dobëti a mund të bëj Xhihad?
Pyetësi: Nuk mundet.
Shejkhu: Allahu ju faltë.
Pyetësi: Allahumme, Amin.
Shejkhu: Allahu ju faltë.
Pyetësi: Allahumme, Amin.
Shejkhu: A nuk morët mësim nga ajo që ndodhi?
Pyetësi: Po?!
Shejkhu: A nuk morët mësim, pas asaj që ndodhi në Algjeri?! Dhe para Algjerisë, në Siri, dhe para Sirisë në Hixhaz (Mekke dhe Medine)?
Pyetësi: Vërtet, të gjitha janë të vërteta o Shejkh!
Shejkhu: Ai që ngutet në një gjë para kohës së saj, sprovohet duke u privuar nga ajo.
Pyetësi: Është e vërtetë.
Shejkhu: Përse nuk filloi Xhihadi në Mekke Mukerremeh në kohën e Pejgamberisë dhe Shpalljes?
Pyetësi: Vërtetë, kjo është gjendja tek ne o Shejkh.
Shejkhu: Po, Allahu të shpërbleftë me të mira.
Pyetësi: Allahu të bekoftë.
Shejkhu: Edhe ty të bekoftë.
Pyetësi: Esselamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Shejkhu: Ue ‘alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu ue magfiretuhu.
Përktheu: Jeton Shasivari