Autor: Shejkh Salih el-Feuzan 
Burimi: ‘el-Ixhabaat el-Muhimmeh fil-Meshaakil el-Mulimmeh’ (2/163)


Shejkh Salih el-Feuzan, një prej anëtarëve të Komisionit të Dijetarëve të Përhershëm në Arabinë Saudite, u pyet:

“A është e lejuar që të njoftohen autoritetet përkatëse në lidhje me disa individë për të cilët kemi dijeni se ata po i nxisin të rinjtë që të shkojnë (të luftojnë) në Xhihad dhe i furnizojnë ata me të holla pa lejen e prijësve; dhe çfarë këshille do t’u jepnit këtyre njerëzve?”

Përgjigje:

“Së pari, ata duhen këshilluar. Nëse e pranojnë këtë këshillë dhe u japin fund këtyre aktiviteteve, atëherë elhamdulilah, e gjithë lavdia i takon vetëm Allahut. Nëse ata nuk e pranojnë këtë (këshillë), me qëllim që ata të parandalohen nga dëmtimi i Muslimanëve dhe fëmijëve të Muslimanëve, duhet të njoftohen (për sjelljen e tyre) ata që janë në krye të detyrës në mënyrë që t’i arrestojnë. Ky person i dërgon fëmijët Muslimanë në luftëra dhe në shkatërrim pa asnjë arsye të mirëqenë, kurse vet ulet këmbëkryq. Është e habitshme që disa prej tyre mbajnë hytbe në të cilat ndizen nga emocionet e tyre dhe i shtyjnë të rinjtë Muslimanë (për të shkuar në Xhihad) ndërkohë që vet ulen në shtëpi duke ngrënë e duke pirë për shtatë palë qejfe. E gjithë kjo është e papranueshme dhe e refuzuar, por kjo është veç një shembull nga paqëndrueshmëria e tyre.”

 

Përktheu Alban Malaj