Autor: Komisioni i Përhershëm i Kërkimeve Akademike dhe Fetvave

Burimi: Fetaua el-Lexhneti ed-Daimeh, vëll. 9/fq. 366, nr. i fetvasë 1474

 

Pyetje: A jepet zekatul-fitër për fëmijën në barkun e nënës apo jo?

Përgjigje: Është e preferuar që të nxirret zekatul-fitër për të, për arsye se këtë e ka bërë Uthmani – radijaAllahu anhu – dhe nuk është obligim ngaqë nuk ka ardhur ndonjë argument për këtë.

Prej Allahut vjen suksesi. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe Sahabët e tij.

 

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Zëvendëskryetar: Abdur-Rezzak Afifi

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

Përktheu: Jeton Shasivari