Autor: Salih ibën Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/14849

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi dhe ju bekoftë, këto pyetje janë rreth Ramazanit. Thotë pyetësi: Cila është këshilla juaj për Muslimanët me rastin e afrimit të muajit të Ramazanit? Allahu ju ruajttë.

Përgjigje: Muslimani e ka obligim ta lus Allahun që t’ia mundësojë mbërritjen e Ramazanit dhe ta ndihmojë atë në agjërimin e tij, faljen e namazit të teravive dhe bërjen e veprave të mira, sepse Ramazani është një mundësi në jetën e Muslimanit.

(Ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ

“Kush e agjëron Ramazanin me iman dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e mëparshme.”

مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ

“Ai që falet (në teravi) gjatë Ramazanit, duke besuar dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e mëparshme.”

Pra, Ramazani është një mundësi në jetën e Muslimanit, që ndoshta personi nuk arrin edhe një Ramazan tjetër. Andaj, Muslimani gëzohet me ardhjen e Ramazanit; e pret atë plot gaz dhe hare, dhe e shfrytëzon atë në bindje ndaj Allahut. Nata e tij është namaz, dita e tij është agjërim, lexim Kurani dhe përmendje e Allahut. Ky është fitim i Muslimanit.

E sa për ata të cilët kur vjen Ramazani, përgatisin programe degjeneruese dhe joshëse, seriale, humor e gara, me qëllim që Muslimanët të humbasin kohën me këto. Këta janë ushtria e shejtanit. Shejtani i ka mobilizuar për këtë gjë. Pra, Muslimani e ka për detyrë të ruhet prej tyre dhe t’i paralajmërojë të tjerët nga këto gjëra. Ramazani nuk është kohë e dëfrimit, lojërave, serialeve, çmimeve shpërblyese, garave dhe humbjes së kohës.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org