Autor: Abdur-Rrazzak Ibn Abdul-Muhsin el-Bedr

 

Do ju them një gjë prej së cilës do të habiteni; Pasha Allahun armiqtë e Fesë së Allahut e dinë rëndësinë e Ramazanit, armiqtë e Fesë së Allahut, qafirat, e dinë rëndësinë e Ramazanit!

Prandaj shumë prej tyre mundohen të vendosin pengesa të njëpasnjëshme, duke shpenzuar shuma të mëdha parash, jo për diçka tjetër por veçse që t'i pengojnë muslimanët prej mirësive dhe begative të Ramazanit. Ata i vëzhgojnë muslimanët çdo vit dhe e shikojnë gjendjen e tyre në Ramazan, kthimin e tyre tek Allahu, adhurimet, leximin e Kur'anit, të cilat janë krenaria e Islamit, dhe e lartësojnë pozitën e tij, e forcojnë rëndësinë e tij, e rrisin dashurinë për të në zemra dhe në shpirtra.

Prandaj ata punojnë shumë që të vendosin gjëra në mënyrë që t'i largojnë disa prej muslimanëve, numëri i të cilëve nuk është i pakët, prej mirësive të Ramazanit dhe begative të tij.

Nëse në kohët e mëparshme qafirat ishin të dobët që të arrinin në mendjet dhe mendimet e muslimanëve, për shkak të pamundësisë së mjeteve, ndërsa sot në kohën tonë janë lehtësuar mjetet e komunikimit dhe përcjelljes së njohurive; ashtu siç ka bërë dobi nga njëra anë në përcjelljen e hajrit tek të tjerët, po ashtu edhe ka dëmtuar rëndë nga ana tjetër në përcjelljen e sherrit tek muslimanët.

Prandaj mos u çudit kur shikon ndonjë musliman, madje edhe në Ramazan, e nxjerr celularin e tij dhe jeton duke bërë gjunahe, me mëkate, më gjëra që e zemërojnë Allahun, të Pastrin nga çdo mangësi, të Lartësuarin, duke bërë gjëra të urryera e të kota, e kjo ndodh në Ramazan, në netët dhe ditët e tij!

Kjo është ajo që duan armiqtë e Fesë së Allahut, të Pastrit nga çdo mangësi e të Lartësuarit, dhe kjo është prej gjërave që shkaktojnë pakënaqësinë dhe zemërimin e Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar. Dhe kjo është prej shkaqeve të privimit nga mirësitë dhe bereqeti që ka bërë Allahu i Pastër nga çdo mangësi, i Lartësuari, në Ramazan.

Kjo që po them unë përforcon gjithashtu edhe obligimin që ka secili prej nesh, i vogël apo i madh, mashkull apo femër qoftë, se duhet të kemi përherë ndërmend këtë thirrje: "O ti që kërkon të bësh vepra të mira, nxito tek veprat e mira! O ti që kërkon të bësh vepra të këqija, ndalu nga veprat e këqija!"

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org