Nuk lejohet të përhapen shenjat që janë parë e të thuhet se kjo natë ishte Nata e Kadrit, derisa të mbarojë Ramazani, sepse përhapja e këtyre shenjave bie ndesh me qëllimet e Ligjvënësit. Njerëzit u besojnë këtyre shenjave, sidomos nëse ato transmetohen nga ata për të cilët të tjerët kanë mendim të mirë.
Nëse thuhet: “Pasha Allahun, shumë njerëz kanë parë shenja se ajo natë është nata e 23-të.” Si rrjedhojë e kësaj, kur ti shkon në xhami në natën e 24-të, 25-të s’do të shohësh njeri më në xhami përveç atij që e ka mëshiruar Allahu. Kjo e kundërshton qëllimin e Ligjvënësit. Për këtë arsye, përhapja e shenjave gjatë dhjetëditëshit të fundit bie ndesh me qëllimet e Ligjvënësit dhe nuk lejohet. E nëse përfundon Ramazani, atëherë çështja është e lehtë.
Përktheu: Jeton Shasivari