Autor: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=2330

Burimi: Seria e kasetave el-Huda uen-Nur, nr 56.

 

 

Pyetësi: Shejkh, për sa i përket gëlbazës që zbret nga hunda në fyt, a prishet agjërimi?

Shejkh Albani: Nga hunda e drejt në fyt, nuk prishet agjërimi.

Pyetësi: Mirë. Po nëse e mbledh atë në gojë?

Shejkh Albani: Jo. Është i njëjti gjykim o vëlla. Por ajo që nuk lejohet është që ta marrë atë nga jashtë (e ta fusë brenda) sepse ajo është njësoj si ushqimi dhe pija. E nëse kjo gjë i duket e fëlliqtë (mbledhja e gëlbazës në gojë dhe gëlltitja e saj - sh.p.), ai duhet ta pështyjë dhe ta hedhë poshtë, kjo është më mirë. Ama agjërimi nuk prishet.

 

Përktheu: Umm ‘Akil