Pyetje: A i lejohet agjëruesit përdorimi i misuakut gjatë agjërimit dhe cili është mendimi i saktë për këtë çështje?

Përgjigje: Nuk ka problem që të përdoret misuaku nga ai që agjëron apo nga ai që nuk agjëron, sepse misuaku është Sunet i fortë. Nuk është vërtetuar ndonjë argument që e ndalon përdorimin e misuakut gjatë agjërimit. Në origjinë, përdorimi i misuakut është Sunet për të cilin nuk ka kufizime. Kështu që, agjëruesi mund ta përdorë atë nga fillimi i ditës e deri në fund të ditës.

 

Përktheu: Jeton Shasivari