Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani
Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, kaseta 323, min. 59:36
Folësi i parë: Esselamu alejkum.
Shejkh Albani: Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Folësi i parë: Allahu i pranoftë veprat e tua të mira dhe Allahu na faltë neve dhe juve (tekabbel Allahu ta’atekum ue gafer Allahu lena ue lekum).
Shejkh Albani: Edhe juve (ue minkum). Mirë se erdhët.
Folësi i dytë: Esselamu alejkum!
Shejkh Albani: Ue alejkum selam.
Folësi i tretë: Gëzuar për shumë vite! (kul-lu ‘aamin ue entum bi khajr).
Shejkh Albani: Kjo shtesë nuk ka bazë (në Islam). Të mjafton të thuash: Allahu i pranoftë veprat e tua të mira (tekabbel Allahu ta’atekum).
Kurse fjala “Gëzuar për shumë vite,” kjo është përshëndetje e qafirave që është futur tinëzisht te ne Muslimanët si pasojë e shkujdesjes sonë.
وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ
“Dhe përkujto (o Muhamed duke i këshilluar ata me Shpalljen e zbritur) sepse përkujtimi me të vërtetë u bën dobi besimtarëve (që besojnë në Allahun).” Edh-Dharijat, 55.
Folësi i katërt: Allahu të shpërbleftë me të mira.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari