Autor: Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sahab.net


Pyetje: A konsiderohet tezkija e Shejkh ‘Abbadit për ‘Ali Hasenin më përparësore ndaj kritikës që kanë bërë Ulematë e tjerë?

Përgjigje: Ne themi: nëse përplaset Xherhi me Ta’dilin, Xherhi merr përparësi, ngase ai që bën Ta’dil më e shumta që mund të ketë është thënia: “Nuk di tjetër gjë përveç kësaj.” Kurse ai që bën Xherh thotë: “Unë di më shumë se ajo që di ti.”

Dhe e vërteta e kësaj çështjeje është siç ka thënë el-Hafidh Ibnus-Salah në “Mukaddimetul-‘Uluumil-Hadijth”; e vërteta e kësaj çështjeje është se midis tyre nuk ka përplasje, ngase ky dëshmon për gjithëçka di, kurse unë vij dhe u them juve: Unë kam njohuri që ti nuk i ke! Pra unë dhe ti nuk u kundërshtuam, a nuk është kështu? Kjo është çështja, kjo gjendet sot në librat e shkencave të Hadithit. Mirëpo, për fat të keq, shumë prej bijve tanë dhe vëllezërve tanë e gëlltisin fjalën menjëherë pa ditur kuptimin e saj dhe ata nuk e dinë ç’do të thotë kjo fjalë sipas të mjeshtrave të asaj shkence.

Prandaj them: nëse përplaset Xherhi me Ta’dilin shikohet tek dy dijetarët, cili ka ardhur me Xherh? A është ai mufesser (i sqaruar)? Parimi bazë është: Xherhi merr përparësi. Atëherë si është çështja nëse Xherhi vjen i sqaruar (mufesser)? Ai padyshim që merr përparësi mbi të gjithë të tjerët. Kurse dyshimet në këtë drejtim nuk i kemi dëgjuar nga askush tjetër përveç se nga ata që kanë marrë Rrugën e Pasuesve të Epsheve dhe ‘Ali Haseni është nga ata që kanë marrë Rrugën e Pasuesve të Epsheve.

Unë po ju përmend një shembull: në botimin e parë të tij të librit “Nuz`hetu en-Nedhr ‘ala Nukhbetil-Fikr” të Ibn Haxherit, botimi i shtëpisë botuese Daar Ibnil-Xheuzij, ka thënë Ibn Haxheri – siç e thamë më parë: “... dhe nuk pranohet Xherhi përveç se nga ai i cili i di shkaqet e tij...” [1] dhe ai (Halebiu) nuk bëri asnjë koment këtu!!

Në botimin e ri që doli vitin e kaluar tha (Halebiu): “Ai edhe mund të mos pranohet...” Përse? Sepse ata të cilët i dinë shkaqet e Xherhit kanë folur kundër tij, prandaj duhet patjetër që të përgatiste botimin tjetër – atë të vitit të kaluar. Po, sepse epshi të verbon dhe të shurdhon.

Unë nuk e kam ndjekur botimin (e vitin të fundit), por sikur ta ndiqja ka gjasa të gjej në të gjëra të tjera. Nuk e di, nuk them me siguri, por këtë e hasa vet, hapa librin në një mexhlis në Demam dhe kur para duarve të mia gjej këtë, gjeta paradoks, në botimin e parë nuk kishte bërë asnjë koment tek thënia e Hafidh (Ibn Haxherit), madje asnjë shkronjë!! Përse? Sepse ata janë në përputhje me zinxhirin, edhe ai poashtu e ndiqte zinxhirin me sa kam menduar unë, pastaj ai mori kthesën dhe u shkëput. Dhe kur erdhi, pasiqë mori kthesën dhe dredhoi, tha: “Ai (Xherhi) mund edhe të mos pranohet, edhe nëqoftëse ka ardhur nga dikush që i di shkaqet e tij...” Përse? Ai ka për qëllim ata të cilët folën kundër tij dhe ata i dinë shkaqet e Xherhit dhe Ta’dilit. Mirëpo Haku mbetet kurse ai vazhdon të përsërisë këto shprehje vazhdimisht. Dua që ai ta dëgjojë këtë: “Me të vërtetë Haku është i qartë plot shkëlqim, kurse Batili është belbëzak.” Dhe ‘Aliu tani belbëzon, s’po dëgjojmë nga ai refuzime kundër Pasuesve të Epsheve dhe Bidateve dhe Njerëzve të Batilit në këto ngjarjet e fundit, madje asnjë shkronjë! Kurse gjuha e tij është e mprehtë në refuzimin e Ehli-Sunetit dhe në sharjen e tyre; dhe ai hapi faqen e tij “Kulu-Selefijin” [Të gjithë Selefijinët] e cila tek unë meriton të quhet “Kulu-Fulusijin” [Të gjithë Qylaxhinjtë] për shkak të refuzimit që i bëjnë Ehli-Sunetit, flasin kundër Ehli-Sunetit dhe i quajnë “Gulatekstremista”, i quajnë në këtë faqe “Gulat el-Xherrahijn uel-MutesheddidinEkstremista, Xherhista, të Ashpër”. Por sikur t’u hedhësh një sy do të shikosh të kundërtën, do të gjesh se preokupimi i tyre është vetëm kundër Ulemave të Sunetit, ndërsa nga ana tjetër e kanë qepur gojën kundër Pasuesve të Epsheve dhe Bidateve. Madje në fillim ata u jepnin tezkije dhe i mbronin (Pasuesit e Epsheve dhe Bidateve) dhe nuk dëgjuam nga ata as edhe një shkronjë të vetme që t’i kritikonin atëherë kur Allahu Tebarake ue Te’ala e nxorri në shesh realitetin e tyre, pra nuk dëgjuam asnjë shkronjë të vetme nga ‘Ali Haseni kundër Muhamed Hassanit! Përkundrazi, dëgjuam ta mbronte e ta shfajësonte. Shikoni çfarë thotë ai kundër Selefijinëve në përgjithësi, kundër Shejkh Rabisë dhe të tjerëve veç tij.

Nuk dëgjuam asnjë shkronjë që të kritikonte Kusin i cili tha dhe erdhi me gjëra të hatashme, dhe ai është shoku i tij, miku i tij dhe mbështetësi i tij në Sham, në Egjipt, në Evropë. Dhe ky (Usameh el-Kusi) e bëri të lejuar madje edhe marrjen e pushtetit nga qafirat mbi Muslimanët, si dhe ka sharë Selefizmin me sharje të fëlliqta. Kanë dalë prej tij gjithë ato fatkeqësi dhe megjithatë s’kemi dëgjuar asnjë shkronjë nga ‘Ali Haseni që të tregonte xhelozinë për Allahun Tebarake ue Te’ala dhe të mbronte Selefizmin. E sa arrin numri i refuzimeve të tij, të njerëzve të tij dhe të xhematit të tij në këtë faqe kundër Shejkh Rabisë dhe kundër Selefijinëve në përgjithësi? Numëron sa të duash, kjo është për ta ilustruar si shembull e jo për ta përkufizuar (armiqësinë e tyre kundër Selefijinëve dhe Ulemave të tyre). Porse ne lusim Allahun të na japë shëndet e mirëqënie.

Çështja është se në konsideratë merret ai që ka përmendur Xherhin dhe ka bashkangjitur me të sqarimin e shkaqeve të tij; ‘Ali Haseni ka dhënë tezkije për Deklaratën e Ammanit, e ka lavdëruar në dy hytbe, dhe ajo Deklaratë përmban thirrjen për bashkimin e feve, lirinë e feve, vëllazërinë midis feve, barazinë midis feve dhe obligueshmërinë për të gjykuar me ligjet e OKB-s, pra pesë gjëra.

Kurse tani ‘Ali Haseni bën potere kinse ai e refuzoka Bashkimin e Feve. Është e vërtetë se ai foli kundër Bashkimit të Feve, mirëpo edhe sa mbetën? Mbeten edhe katër çështje! Kurse ai thotë për këtë Deklaratë se atë e paskan lavdëruar ulematë e Umetit! E shikon! Edhe udhëheqësit e besueshëm!

Kjo Deklaratë është e fëlliqtë!

Kurse nxënësit e tij e shpjegojnë atë – shpjegim i tërë një vëllim – dhe ai shpjegim është përhapur tek kjo faqe e falimentuar, si dhe fatkeqësi të tjera që kanë ata. Dhe ne lusim Allahun të na japë shëndet e mirëqënie.

Ajo që deri dje ishte e keqe sot për të është bërë e mirë; dhe ajo që deri dje ishte e mirë sot për të është bërë e keqe. Fatkeqësia dhe katastrofa është të pranosh atë që deri dje e hidhje poshtë dhe të hedhësh poshtë atë që deri dje e pranoje. [2]

Dhe kush ka folur me Xherh dhe ka përmendur shkaqet e tij dhe sqarimin e tij, atëherë fjala e tij ka përparësi, është obligim pranimi i tij mbi fjalën e atij që jep Ta’dil.

Fundnotë:

[1] Shënim i përkthyesit: Është pyetur Shejkhul-Albani rahimehullah, sikurse gjendet në kasetën “el-Exhu`ibetul-Albanijeh ‘ala Es`iletil-Kuvejtijeh”: “Nëse përplaset fjala e el-Hafidh (Ibn Haxherit) rahimehullah – për shembull – rreth një personi të besueshëm (thikat) dhe kundër tij flet Dhehebiu, ose anasjelltas, atëherë cila nga ato dy fjalë mund të jetë më e saktë?” Dhe u përgjigj Shejkhul-Albani rahimehullah: “Vihet në zbatim rregulli i Ulemave të Hadithit se “Xherhi ka përparësi mbi Ta’dilin”, me kushtin e njohur tek Ulematë. Dhe unë them këtu: duhet patjetër të vihen në zbatim dituria nga ai që ka mundësia ta vërë në zbatim diturinë.

[2] Shënim i përkthyesit: Ibn Battah rahimehullah ka transmetuar se Fudajl Ibn ‘Ijjad rahimehullah ka thënë: “Si do të jeni atëherë kur t’ju vijë një kohë në të cilën do të shikoni njerëz që nuk bëjnë dallim midis të vërtetës dhe të pavërtetës, midis besimtarit dhe mosbesimtarit, midis besnikut dhe tradhëtarit, midis injorantit dhe të diturit, të cilët nuk e pranojnë atë që është e drejtë dhe as nuk e hedhin poshtë atë që është e gabuar?”

Më pas, Imam Ibn Battah rahimehullah tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Ne e kemi arritur atë kohë, e kemi dëgjuar, kemi njohur pjesën më të madhe të saj dhe e kemi dëshmuar vetë. Nëse njeriu të cilit Allahu i ka dhuruar logjikë të shëndoshë shikon, mendon dhe reflekton me kujdes në çështjen e Islamit dhe Muslimanëve dhe ndjek rrugën e drejtë, atij do t’i bëhet e qartë se pjesa më e madhe e njerëzve janë kthyer mbrapa, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti i qartë. Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë që më përpara e urrenin, të lejojnë atë që më përpara e ndalonin, të pranojnë atë që më përpara e refuzonin. Dhe nuk ka dyshim – Allahu pastë mëshirë për ty – se ky nuk është karakteri i Muslimanëve, as sjellja e atyre që kanë largpamësi në Fenë e tyre apo e atyre që besojnë dhe janë të paluhatur në besimin e tyre.”

[el-Ibanetul-Kubra, 1/188]

Përktheu: Alban Malaj