Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi

Pyetje: (Pyetësi) tregon për atë që ndodh në vendin e tij, në një prej vendeve të muslimanëve dhe flet për atë që quhet “Ensaru-Sheri’ah”, këto emërtime?

Shejkh Salih es-Suhejmi: O vëllezër! Këto janë fitne të mëdha dhe nuk lejohet përkatësimi tek këto (grupe).

مَّا يُزَهِّدُنِي فِي أَرْض أَنْدَلُـسٍ *** أَسْمَاءُ مُعْتَمِـدٍ فيهـا وَمُعْتَضِـدِ

Ajo që në tokën e Andaluzisë më bën që të kem antipati ndaj saj

Janë emrat (e udhëheqësve) si M’utemidi dhe M’utedadi

أَلْقَابُ مَمْلَكَةٍ فِي غَيْرِ مَوْضِعِهَا *** كَالْهِرِّ يَحْكِي انْتِفَاخًا صُورَةَ الأَسَدِ

Nofka të një mbretërie që nuk janë në vendin e duhur të saj

Sikur macja që krekoset duke u hequr si luani

Nga ajo që ata përshkruhen me të drejtë është dalja në shesh e këtyre grupeve (xhemateve) dhe përçarja e tyre ndërmjet veti si dhe luftimi ndërmjet veti, ndërsa armiku ka gjetur rehati prej tyre. Kurse këta e godasin njeri-tjetrin, e bëjnë qafira njëri-tjetrin, e vrasin njëri-tjetrin, e kanë bërë të lejuar gjakun e njëri-tjetrit, nën parulla dhe emërtime të shumta, prej tyre është: Ensaru-Sheri’ah, ajo që quhet SHIISH (Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit), ajo që quhet... emra të shumtë, ndoshta nga pamja e jashtme e tyre duken sikur anëtarët e saj janë prej muslimanëve dhe se ata i ndihmojnë muslimanët, kurse ajo që po ndodh është se ata e kanë vënë veten e tyre në shërbim të armiqve të Allahut.

Ata e kanë vënë veten e tyre në shërbim të armiqve të muslimanëve, ngase ata kur e emërtojnë veten e tyre më këto emra dhe i bëjnë muslimanët qafira, dhe e bëjnë të lejuar gjakun dhe pasurinë e tyre, madje ndoshta edhe nderet e tyre. Presin që gruaja të pastrohet nga menstruacionet për tre ditë derisa... Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – urdhëroi që vajza të pritet që të pastrohet derisa t’i mbarojnë menstruacionet, ndërsa këta presin vetëm tre ditë, pastaj bëjnë zina dhe kënaqen me të dhe mendojnë se kjo mjafton që gruaja të pastrohet nga menstruacionet apo që të pastrohet mitra e saj.

O vëllezër! Unë po ju them se Islami është një xhemat i vetëm dhe Islami nuk është shumë xhemate. Është një xhemat, e ai xhemat është ata që janë në atë që ishte Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe shokët e tij. Ata janë besimtarët e sinqertë, të cilët e adhurojnë Allahun sipas fesë së drejtë dhe ndalen tek tekstet e Kuranit dhe Sunnetit dhe nuk i bëjnë qafira vëllezërit e tyre musliman.

Mjafton që ata i kanë hapur një vrimë Islamit dhe u kanë shërbyer armiqve të islamit, e ndjejnë apo nuk e ndjejnë këtë. Ata e bëjnë të lejuar gjakun e muslimanëve dhe mendojnë se është obligim të fillohet (me luftë) ndaj atyre që i bëjnë qafira (d.m.th, muslimanët) para se të fillojnë me qafirat, kufri i të cilëve është i njohur dhe është i padiskutueshëm.

Kështu që, këto emërtime nuk shërbejnë për asgjë fare. Porse ajo që merret në konsideratë është zbatimi i fesë së saktë, e ai është Xhemati. Kurse Xhemati është ajo në të cilin ishte Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe shokët e tij. Kurse ajo që ndodh nga ana e tyre, e që është konsiderimi hallall i gjakut të muslimanëve dhe vënia e tyre në lojë dhe vlerave të tyre si dhe dëmtimi i vendeve të muslimanëve, pra këta –uAllahi – nuk i shërbejnë vetëm se armiqve të Islamit.

I kanë bërë muslimanët që të përplasen me njëri-tjetrin, madje ka në mesin e disave prej këtyre grupeve ku gjen dy vëllezër, njëri vëlla i është bashkangjitur njëfarë grupit dhe ai vëllai tjetër i është bashkangjitur njëfarë grupi tjetër, ndoshta e kanë vrarë e prerë njëri-tjetrin. Çdo ditë vritet prej tyre me qindra, e mos qofshin me mijëra ndonjëherë.

Nuk ka ndryshim e as fuqi vetëm se me Allahun.


Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari