Pyetësi:

وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ ۚ

"Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe namaz." [El-Bekare, 44]

Përse durimi ka ardhur përpara namazit, duke ditur që namazi është shtyllë e fesë?

Përgjigje: Po. Allahu -Tebareke ue Te'ala - e ka vënë durimin përpara namazit sepse durimi është më i gjerë. Namazi është adhurim specifik, kurse durimi është më i gjerë. Dhe prej durimit është edhe namazi, sepse namazi është bindje për Allahun - 'Azze ue Xhel-le -.

Dijetarët - Allahu i mëshiroftë - kanë përmendur se, durimi është tre llojësh:

1- Durimi në bindje për Allahun, që është shtyrja e vetvetes në bindje për Allahun.

2- Durimi që të mos e kundërshtosh Allahun, që është ndalimi i vetvetes nga rënia në gjynahe.

3- Durimi ndaj kaderit të Allahut, që është vetëpërmbajtja dhe durimi ndaj caktimeve të dhimbshme të Allahut, përmbajtja e vetvetes që të mos zemërohesh me caktimin dhe gjykimin e Allahut.

Pra, kjo çështje specifike (si namazi) i është bashkangjitur një çështjeje të përgjithshme (si durimi) sepse namazi është durim. Pra, njeriu i jep durim vetes për namazin dhe e shtyn veten e tij që ta kryejë namazin.

Përktheu: Umm 'Akil